Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Black Friday n'verë

Black Friday n'verë - lshoje n'ler o Skender, se zbritjet e mëdha vijnë dy herë!

Lshoje n'ler o Skender, se zbritjet e mëdha vijnë dy herë!

-70%
 
Zbritjet më të mëdha të vitit vlejnë edhe:
[banner_timer]
 

Zbritje me 5 yje, vetëm për Club 5*

Zbritje me 5 yje, vetëm për Club 5* - Anëtarësohu edhe ti në Club 5* që të përfitosh nga ofertat ekskluzive!

Anëtarësohu edhe ti në Club 5* që të përfitosh nga ofertat ekskluzive!

 
[banner_timer]
 

Serrë Grow

SASITË KANË MBARUAR
Photo
Video

Zgjasni sezonën e kopshtarisë me serrën Grow nga Delimano. E fortë dhe e qëndrueshme, kjo serrë do t'i mbrojë bimët nga nxehtësia ose i ftohti i tepër, pluhuri dhe era, si dhe dëmtuesit. Struktura prej çeliku ka mbulesë PE me dy dyer me zinxhirë - për qasje dhe ventilim më të lehtë. Ato mund të hapen ose mbështillen. Dimensionet: 180x95x95.

Serrë Grow
Zgjedh opsionin
Nuk ka sasi, ju lutem na telefononi në: 0800 100 70
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Informata shtesë
Më shumë

Zgjasni sezonën e kopshtarisë me serrën Grow nga Delimano. E fortë dhe e qëndrueshme, kjo serrë do t'i mbrojë bimët nga nxehtësia ose i ftohti i tepër, pluhuri dhe era, si dhe dëmtuesit. Struktura prej çeliku ka mbulesë PE me dy dyer me zinxhirë - për qasje dhe ventilim më të lehtë. Ato mund të hapen ose mbështillen. Dimensionet: 180x95x95.

Më shumë
Përshkrimi

Ofron kushte të mjaftueshme për kultivimin e bimëve

A ju pëlqen të hani sallatë bio gjatë tërë vitit? Apo doni t'i mbroni bimët e jashtme nga i ftohti? Kërkimi juaj mbaron këtu. Ju prezentojmë serrën Grow - një strehë e ngrohtë për bimët gjatë dimrit, një vend ku mund të kultivoni edhe bimë tropikale.

Nuk ka rëndësi a e vendosni serrën në një terracë urbane apo jashtë në tokë, ju do të shijoni ushqim 100% të kultivuar në shtëpinë tuaj gjatë tërë vitit.

Serrë Grow

Shfrytëzoni çdo m2 të kopshtit tuaj

Kjo serrë e linjës Grow është aksesor i përsosur për të gjithë ata që e duan kopshtarinë. Është zgjidhje e përkryer për kopshtet e vogla, në të cilat nuk mund të vendosni një serrë të zakonshme. Vetëm montojeni dhe krijoni një mikroklimë ideale për kultivimin e bimëve.

Kjo serrë ka madhësi perfekte që përshtatet në çdo kopsht, terracë apo edhe ballkon dhe mund të kombinohet shumë mirë me aksesorët e tjerë nga kjo linjë.

Kjo serrë ju siguron të gjitha dobitë e serrave më të mëdha dhe zë më pak hapësirë.

Serrë Grow

Strukturë e fortë dhe e qëndrueshme

Serra Grow nga Delimano ka një strukturë të fortë, të punuar nga:

  • Kornizë prej çeliku me 5 shufra të cilat sigurojnë qëndrueshmëri.
  • Lidhësit plastikë sigurojnë mbështetje të përforcuar, veçanërisht sepse janë aq të gjatë sa që mund të ngulen në tokë për më shumë qëndrueshmëri.
  • Mbulesë PE transparente, rezistente ndaj ujit, e cila siguron mbrojtje dhe ajrosje.
  • Dy dyer të mëdha me 4 zinxhirë, për qasje dhe ajrosje më të lehtë - thjesht hapeni mbulesën, mbështilleni dhe kapeni për kornizë.

Për shkak se është e lehtë për t'u përdorur dhe universale, mund ta përdorni brenda dhe jashtë. Montimi është i thjeshtë, ju merr kohë ca minuta.

Serrë Grow

Eko-miqësore

Kjo serrë është një produkt eko-miqësor sepse kontribuon në kultivimin e pemëve apo perimeve të shëndetshme, duke kontribuar edhe për një mjedis të gjelbëe. Kur nuk përdoret më, të gjitha pjesët plastike mund të riciklohen. Po ashtu, ju mundëson të krijoni një kopsht edhe në mjedise urbane, e që është e rëndësishme për planetin tonë.

Njihuni me përparësitë e kësaj serre

Kjo serrë ka një sëre përparësish dhe është aksesori i duhur për çdo kopshtar - qoftë fillestar apo profesional.

  • Mikroklimë optimale që mundëson kushte ideale të kultivimit (ajri, rrezet e diellit jo-direkte, lagështia).
  • Zgjatë sezonën e kopshtarisë - për shkak të kushteve më të përshtatshme brenda në serrë.
  • Mbrojtje nga kushtet e jashtme - era, shiu, bora, pluhuri, dëmtuesit, kushtet shumë të thata dhe kafshët.
  • Mbrojtje po ashtu nga i ftohti pranveror - mbron bimët nga ndonjë dëmtim i mundshëm -nëse nëse parashikimi i motit paralajmëron temperatura të ulëta, thjesht mbuloni bimët me serrë.
  • Përdoreni atë për një larmi të mbjellash - nga bimët e rregullta deri te ato ekzotike që zakonisht nuk rriten në kushtet apo vendet tona.
  • Përdoreni për mbrojtje nga i ftohti dimëror për bimët e jashtme që janë më të ndjeshme.
  • E përsosur për qëllime të shumimit dhe kultivimit të fidanëve të ndryshëm.
  • E përsosur edhe për përdorim të brendshëm - garazh, papafingo ose ndonjë ambient tjetër brenda.
  • Serrë Grow
  • Serrë Grow
  • Serrë Grow
  • Serrë Grow
  • Serrë Grow
  • Serrë Grow

Në paketim përfshihen:

  • 1 Serrë Grow

Informata teknike:

  • Materiali: kornizë me veshje çeliku, e qëndrueshme, e fortë, rezistente ndaj motit.
  • Ngjyra: e gjelbër e errët
  • Dimensionet: 180 x 95 x 95
Informata shtesë

8 hapa për ta ndërtuar kopshtin tuaj

Serrë Grow
  1. Zgjedhni vendin e duhur
    Zgjedhni një vend që ka mjaft diell, hapësirë dhe ka afër një burim dielli.
  2. Zgjedhni perimet
    Vendosni cilat perime do t’i mbillni, varësisht nga hapësira dhe madhësia e perimes. Nëse keni një kopsht tarracash urbane, për shembull mund të mbillni karrota, tranguj, speca ose fasule.
  3. Përgatiteni tokën
    Përzijeni dheun me plehëra natyralë. Për kopshtet e vogla, mund të blini me shumicë nga furnizuesit e ndryshëm.
  4. Kontrolloni datat e mbjelljes
    Secila perime ka kushte të ndryshme të kultivimit dhe cikle të pjekjes, andaj kontrolloni datat në paketim para se t’i mbillni.
  5. Mbillni farat
    Mbillni farat në thellësinë dhe hapësirën që rekomandohet në udhëzuesin në paketim.
  6. Shtoni ujë
    Pasi t’i mbillni, i ujisni me kujdes, për ta mbajtur dheun të lagësht.
  7. Hiqni barishtet e këqija
    Ujitja e vazhdueshme e dheut mund të shkaktojë edhe rritjen e disa barishtevet të dëmshme për perimet. Prandaj rekomandohet që t’i kontrolloni dhe largoni kohë pas kohe barishtet e dëmshme.
  8. Korrni të mbjellat
    Pasi perimet të jenë zbutur, do të thotë se janë gati. Pasi të jenë pjekur, përdorni të freskëta. Shijoni ushqime me shije dhe perime natyrale, të kultivuara nga duart tuaja.

Kopshti në terracë

Serrë Grow

Njerëzit që banojnë nëpër shtëpi dhe kanë oborre apo kopsht, e kanë edhe një mundësi të mirë për ta shfrytëzuar kohën e lirë, si për shembull, kultivimi i kopshtit.

Por, tash mund ta ndërtoni një kopsht të lezetshëm edhe nëse jetoni në banesë dhe keni një terracë. Vetëm imagjinojeni veten duke pirë kafe në ballkon, rrethuar nga lulet, borziloku, oregano, tomatinat etj. Përparësia e kultivimit të perimeve në një kopsht terrace, është se e keni kopshtin “në duart tuaja” dhe mund ta punoni apo mirëmbani më lehtë.

Po ashtu, është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i farave organike, ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e dietës suaj. Përveç kësaj, shija e perimeve të kultivuara nga duart tuaja nuk krahasohet me shijen e perimeve të blera në dyqan.

Prandaj Delimano ju rekomandon ta ndërtoni kopshtin tuaj gjatë kohës së lirë. Po ashtu, ju rekomandojmë të përdorni një karrige kopshtarie, sepse ju mundëson ta kryeni punën pa dhimbje në gjunj dhe shpinë.

Si të krijoni pleh në kushte shtëpie?

Përdorni mbetjet e kuzhinës. Thënë më mirë - ricikloni ato dhe përgatitni përzierje plehrash kuzhine! Përgatitsni lehtë dhe shpejt lëndën ushqyese për tokën apo dheun ku do të mbjellni. Thjesht copëtoni imët mbetjet në një grirëse, dhe plehu është gati!

Përdorni në përzierje plehrash kuzhine:

  • Mbetje frutash & perimesh
  • Gjethe
  • Lëvozhga vezësh
  • Kallinj misri
  • Pleh pule
  • Kokrra kafeje

Kurrë mos përdorni në përzierje plehrash kuzhine:

  • Mish
  • Eshtra
  • Mbetje peshku
  • Bimë të sëmura
  • Lëvore frutash
Serrë Grow

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Rri n'shpi, blej sigurt online