Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Receta nga Nutribullet Krepa (pallaqinka) me molle dhe kanelle

Koha e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:
􀀂 2 Mollë të qëruara 􀀂 2 Lugë Ujë 􀀂 1 Lugë çaji Kanellë 􀀂 ¾ Gote Qumësht 􀀂 2 Vezë 􀀂 3 Lugë Gjalpë 􀀂 ¹∕ ³ Gote Ujë 􀀂 1 Gotë Miell 􀀂 1 Lugë Sheqer 􀀂 ½ Luge çaji Kanellë
Pergaditje:
KËSHILLA: Perfekte për çdo vakt - mëngjes, zemër, drekë apo darkë e ëmbël.
  1. Për të përgatitur mbushjen me mollë, shtoni mollët e prera me 2 lugë ujë dhe një lugë çaji kanellë në një enë dhe lërini në zjarr mesatar për 10 minuta derisa të zbuten.
  2. Shtoni përbërësit e tjerë në një gotë NutriBullet dhe përzihini për 20 sekonda.
  3. Vendoseni masën në frigorifer, ndërkohë nxehni një tigan në temperaturë mesatare.
  4. Vendosni 1\4 gote me gjalp në qëndër të tiganit dhe përhapeni mirë në të gjithë sipërfaqen e tij dhe cepat.
  5. Gatuajini derisa anët e krepit të shkëputen nga tigani dhe më pas me kujdes ktheheni në anën tjetër.
  6. Gatuajeni anën tjetër për 10 sekonda.
  7. Përsëriteni derisa masa të konsumohet e gjitha.

Author : K.Z