Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Nutribullet Smoothie Leng i Gjelber

Koha e pregatitjes:

Tjetër

Koha totale:

Tjetër

Përbërësit:

2 Molla te gjelbra

4 shtaga selino

2.5 cm rrenje xhenxhefili

1/2 e nje kastraveci

2 filxhan (ene) me laker jeshile

2 filxhan (ene) me spinaq

Pergaditje:

Leng i Gjelber Ky lenge behet nga disa perberes klasik dhe duhet te jete njera nga recetat me te mira! Ky leng i gjelber shume i shijshem eshte perplot perberes ushqimor pastrues, energjik dhe alkalike, me plot vitamina, minerale dhe antioksidues. Duke shtrydhur ne vend se te perziesh me blender perberesit ushqimor me shpejt futen ne rrjedh gjaku dhe fibra nuk nderhyne ne absorbimin e tyre (ashtu qysh nderhyn kur perzien me blender). Ky leng behet nga molla e embel dhe spastruese, laker jeshile spastruese dhe qetesuese, xhenxhefil i mire per tretje dhe luftues inflamacioni dhe dhimbjeve, selino per te permiresuar shtypjen e gjakut dhe zvogeluar dhimbjet dhe fryrjen, dhe me e mira nga te tjerat: spinaq per te dhuruar ty hekur, magnez, proteina dhe Vitamine E! Ke kujdes me xhenxhefil, duhet te perdoresh vetem 2.5 cm nga rrenja e xhenxhefilit e jo te teren ngase perveç qe i humb shijen lengut mund ta besh ate shume djeges.

Shtrydh te gjitha se bashku me nutribullet , hedh lengun ne nje gote dhe kenaqu!

Author : K.Z