Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Mulli 2në1 për kripë & piper

Photo
Video

Mulli elegant, prej çeliku inox, për bluarjen e kripës dhe piperit. Kjo pajisje është e ndarë në dy pjesë: S për kripë dhe P për piper, dhe ju mundëson t’i bluani përbërësit në trashësi të ndryshme. Pajisja 2në1 po ashtu përmban një dritë dhe është e qëndrueshme ndaj ndryshkjes.

Mulli 2në1 për kripë & piper
9,90 €
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 70
Produkti i disponueshëm tek prodhuesi. Transporti: 1-3 muaj.
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Mulli elegant, prej çeliku inox, për bluarjen e kripës dhe piperit. Kjo pajisje është e ndarë në dy pjesë: S për kripë dhe P për piper, dhe ju mundëson t’i bluani përbërësit në trashësi të ndryshme. Pajisja 2në1 po ashtu përmban një dritë dhe është e qëndrueshme ndaj ndryshkjes.

Më shumë
Përshkrimi

Bluani përbërësit në trashësinë që dëshironi

A jeni lodhur duke përdorur mulli manual, i cili nuk e bluan si duhet kripën apo piperin? Atëherë ka ardhë koha të provoni diçka të re - një pajisje të dobishme 2në1.

Mulliu elektrik nga Delimano ju mundëson ta bluani kripën apo piperin në trashësinë që ju dëshironi - nga kokrrat më të trashat deri te kokrrat e bluara shumë imët. Vetëm zgjedheni nivelin në të cilin doni të bluani, dhe shtypeni butonin për bluarje automatike me fuqinë e baterisë. Mulliu është i ndarë në dy pjesë: S - për kripë dhe P - për piper, dhe tashmë s’keni nevojë t’i mbani afër dy pajisje. 

Për më tepër, kjo pajisje është e pajisur me një dritë në fund, që ju mundëson ta shihni më qartë sasinë e kripës apo piperin që e shtoni në ushqim.

Pajisje cilësore & elegante 

Mulliu elektrik për kripë & piper është i punuar nga çeliku inox dhe ka një shkëlqim elegant, që përshtatet shumë mirë në tavolinën apo banakun e kuzhinës. Po ashtu, ka një pjesë të tejdukshme e cila ju lejon të shihni përbrenda dhe të mos i ngatërroni përbërësit. 

Thjesht, mysafirët tuaj do të mahniten nga kjo pajisje e dobishme, cilësore dhe elegante.

Bluani më lehtë dhe më shpejt

Nëse jeni duke gatuar diçka në pllaka të furrës ose në tavolinë, ju nuk mund t’i përdorni të dy duart për ta bluar kripën apo piperin. Andaj, këtë pajisje mund ta përdorni me njërën dorë. Thjesht zgjedheni nivelin e trashësisë në të cilin doni të bluani. shtypeni butonin dhe pajisja do të bluajë në mënyrë automatike. 

Ju mund të vazhdoni t’i përzieni gjellët apo sallatat, teksa me dorën tjetër i shtoni kripë apo piper të bluar në të njejtën kohë.

I qëndrueshëm ndaj ndryshkjes

Mulliu qeramik është dizajnuar posaçërisht për kripë deti,  për t’i rezistuar ndryshkjes dhe për t’i ruajtur më mirë kokrrat e kripës apo piperit.

Përpos vetive që e bëjnë shumë të dobishëm, kjo pajisje ka edhe një dizajn elegant që padyshim do t’i shtojë hijeshi tavolinës së ngrënies.

Specifikat Teknike
Kapaciteti /
Material çelik inox, plastik
Pesha 0.33 kg

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star