Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Black Friday n'verë

Black Friday n'verë - lshoje n'ler o Skender, se zbritjet e mëdha vijnë dy herë!

Lshoje n'ler o Skender, se zbritjet e mëdha vijnë dy herë!

-70%
 
 
[banner_timer]
 

Fritezë pa vaj Deluxe Noir

Photo
Video
-20%

Nëse ju pëlqen ushqimi i fërguar, por doni t’i shmangni kaloritë, atëherë ju duhet Friteza pa vaj Deluxe Noir. Fërgimi me ajër të nxehtë ju mundëson të përgatisni një sërë ushqimesh me 95% më pak yndyrë, por me plot shije. Friteza e avancuar ka fuqi 1500W, 8 programe, shportë 3.5l dhe ekran digjital. Gatuani pa vaj, hani pa u ndi n’faj!

Fritezë pa vaj Deluxe Noir

Çmimi i rregullt: 99,90 €


Çmimi special: 79,92 €

Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 70
Koha e arritjes: 2-5 ditë
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Informata shtesë
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Nëse ju pëlqen ushqimi i fërguar, por doni t’i shmangni kaloritë, atëherë ju duhet Friteza pa vaj Deluxe Noir. Fërgimi me ajër të nxehtë ju mundëson të përgatisni një sërë ushqimesh me 95% më pak yndyrë, por me plot shije. Friteza e avancuar ka fuqi 1500W, 8 programe, shportë 3.5l dhe ekran digjital. Gatuani pa vaj, hani pa u ndi n’faj!

Më shumë
Përshkrimi

Një mënyrë më e lehtë për të fërguar

Ju mbase nuk mund t’i bëni ballë tundimit për të ngrënë një shujtë me pomfrita apo patate të fërguara… Por tërë ai vaj i përdorur gjatë fërgimit tradicional është i pashëndetshëm për organizmin. Por ju mund të vazhdoni t’i hani ushqimet e preferuara, duke i fërguar në një mënyrë më të shëndetshme – ju prezentojmë fritezën pa vaj Deluxe Noir! Kjo pajisje është version i avancuar i fritezës bestseller Pro. Ju përsëri mund t’i përgatisni ushqimet pa vaj e pa faj – vetëm me ajër të nxehtë dhe deri në 95% më pak yndyrë.

Fritezë pa vaj Deluxe Noir

Kjo fritezë është e përsosur për ata që i pëlqejnë ushqimet e fërguara, por në të njejtën kohë nuk duan t’i prishin linjat e trupit apo duan të ushqehen më shëndetshëm. Me fritezën Deluxe Noir mund t’i përgatisni ushqimet që nuk keni guxuar t’i hani për shkak të yndyrës së tepërt. Tash mund të përgatisni pomfrita apo lloje të ndryshme të mishërave me fuqinë e avullit të nxehtë, pa përdorur fare vaj.

  • Fritezë pa vaj Deluxe Noir
  • Fritezë pa vaj Deluxe Noir
  • Fritezë pa vaj Deluxe Noir
  • Fritezë pa vaj Deluxe Noir

Për pomfrita më të shëndetshëm

Kur përgatisni pomfrita me pak ose aspak vaj, në fritezë qarkullon ajri i nxehtë, për ta gatuar ushqimin në mënyrë të barabartë. Kështu, ju do të shijoni pomfrita më të lehtë dhe të përsosur. Po ashtu, mund të përgatisni edhe biftek, file pule apo peshku, fruta deti, perime dhe jo vetëm. Për dallim nga fritezat tradicionale, të gatuarit me këtë fritezë nuk lë shumë aromë në kuzhinë. Në fritezë qarkullon ajri i nxehtë nga të gjitha anët, andaj ushqimet do të gatuhen njësoj në çdo pjesë. Sipas dëshirës, mund t’i shtoni një lugë vaj në mes të ushqimit.

Pomfritat e ngrirë mund t’i bëni edhe pa vaj, dhe do të jenë më të lehtë se sa pomfritat e përgatitur në mënyrë të zakonshëm..

Fritezë pa vaj Deluxe Noir

8 programe për përgatitje

Përgatisni recetat e preferuara të ushqimeve më lehtë, falë 8 programeve:

  • Shkrirje të ushqimeve;
  • Pomfrita (French fries);
  • Kofsha;
  • Nuggets;
  • Mish;
  • Peshk;
  • Tortë
  • Tharje / dehidratim.

Po ashtu mund të përgatisni receta të tjera sipas dëshirës, vetëm caktoni në mënyrë manuale temperaturën dhe kohën.

Fritezë pa vaj Deluxe Noir

Deri në 25% gatim më i shpejtë

Me Fritezën e re e të avancuar, ju mund t’i përgatisni ushqimet e preferuara deri në 25% më shpejt. Tash më s’keni pse t’i shmangni ushqimet e preferuara, sepse me këtë fritezë mund t’i përgatisni në mënyrë më të shëndetshme. Thjesht, përdorni fuqinë e avullit të nxehtë.

Gatuani pa vaj, hani pa u ndi n’faj! :)

Fritezë pa vaj Deluxe Noir

Fritezë e avancuar, me veti të reja

Friteza pa vaj Deluxe Noir është e pasur me disa karakteristika të reja. Ka kohëmatës deri në 60 minuta, kapacitet 3.5l, fuqi 1500W dhe shportë ajrosëse për performancë më të mirë dhe manovrim më të lehtë. Po ashtu, ka veshje jo-ngjitëse, e cila ju siguron përdorim dhe pastrim më të lehtë.

  • Fritezë pa vaj Deluxe Noir
  • Fritezë pa vaj Deluxe Noir
  • Delimano Air Fryer DELUXE Noir

Friteza ka edhe një ekran digjital që funksionon me prekje, temperatura mund të caktohet me kohë të rregullueshme dhe butonin për ndarjen e shportës nga friteza, i cili ju mundëson përdorim dhe pastrim më të lehtë. Friteza fiket automatikisht dhe lëshon një tingull, për ta parandaluar djegien e ushqimeve dhe mbingrohjen e pajisjes.

Informata shtesë

Provoni këto receta të shijshme

Gjeni mëposhtë disa ide për ushqime që ju shkrihen në gojë dhe binduni se Friteza Deluxe Noir është një pajisje që duhet ta ketë çdo kuzhinë!

Fritezë pa vaj Deluxe Noir

GJOKS QURE

Shërbehet për: 10
Koha e përgatitjes: 60 min

PËRBËRËSIT:

  • 1.8kg gjoks qure (pa brinjë)
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë çaji kripë
  • ½ lugë gjelle erëza të thara qure

PËRGATITJA:

  • Mishin e qurës e lyeni sipër me ½ luge gjelle vaj ulliri. Pastaj në të dy anët e mishit hidhni kripë dhe erëza. Me ½ e lugës së mbetur me vaj ulliri, i lyeni pjesët anësore të mishit.
  • Paraprakisht e ngrohni fritezën në 177°C dhe e fërgoni për 20 minuta, pastaj e ktheni në anën tjetër dhe e lini të fërgohet derisa temperatura e brendshme të jetë 70°C, për afro 30 deri në 40 minuta.
  • Në fund lini mënjanë për 10 minuta para se ta hani.
Fritezë pa vaj Deluxe Noir

SPECA TË MBUSHUR

Shërbehet për: 6
Koha e përgatitjes: 33 min

PËRBËRËSIT:

  • 6 speca të kuq
  • 500g mish i bluar viçi
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • ¼ e gotës qepë e gjelbër e grirë
  • ¼ e gotës majdanoz i freskët
  • ½ lugë çaji sherbele
  • ½ lugë hudhër e bluar
  • Misër i konservuar (1 paketim i vogël)
  • Afro 200g oriz i zier
  • 1 filxhan salcë marinara
  • ¼ e filxhanit djathë mozzarella i copëtuar

PËRGATITJA:

  • Në një tigan me madhësi mesatare e ngrohni ca vaj, pastaj fërgoni mishin e bluar.
  • Kulloni mishin dhe kthejeni në tigan.
  • Shtoni vaj ulliri, qepë të gjelbër, majdanoz, sherbele, misër dhe kripë. Përzieni mirë.
  • Shtoni orizin e zier, salcën marinara dhe i përzieni mirë.
  • Hiqni gërdhajat nga specat dhe i pastroni mirë nga farat.
  • Mbushni specat me mishin e përgatitur dhe i vendosni në shportën e fritezës.
  • I gatuani për 10 minuta në 180°C, e hapni me kujdes dhe ia shtoni djathin sipër.
  • Specat i lini të gatuhen edhe për 5 minuta shtesë, ose derisa specat të jenë zbutur dhe djathi të jetë shkrirë.
Fritezë pa vaj Deluxe Noir

SALMON I FËRGUAR ME AJËR TË NXEHTË

Shërbehet për: 2
Koha e përgatitjes: 12 min

PËRBËRËSIT:

  • 2 file salmoni
  • 2 lugë çaji vaj avodakoje ose ulliri
  • 2 lugë çaji spec i bluar
  • Kripë dhe piper të zi
  • Feta limoni

PËRGATITJA:

  • Hiqni halat nga salmoni (nëse ka) lëreni mishin në dërrasën e prerjes për një orë. Pastaj, secilën file e lyeni me vaj ulliri dhe e erëzoni me spec të bluar, kripë dhe piper. Filet e salmonit i vendosni në shportën e fritezës. Caktoni temperaturën 200°C dhe i gatuani për 7 minuta (shikoni këshillën mëposhtë).
  • Pasi të mbarojë koha, hapeni fritezën dhe me një piru kontrolloni nëse filet janë gatuar sipas dëshirës suaj.

KËSHILLË:

Koha për gatimin e salmonit mund të ndryshojë, varësisht nga temperatura e peshkut dhe madhësia e fileve. Andaj, gjithmonë caktoni kohën e përgatitjes pakëz më të shkurtë, sepse pastaj mund ta gatuani më shumë nëse ka nevojë.

Fritezë pa vaj Deluxe Noir

MISH PULE

Shërbehet për: 2
Koha e përgatitjes: 18 min

PËRBËRËSIT:

  • 675g mish pule (chicken tenders)
  • 2 vezë
  • 1 filxhan (afro 100g) miell bademi (ose fara liri të bluara)
  • 2 lugë gjelle fara liri
  • ½ lugë çaji hudhër e bluar
  • Misër i konservuar (1 kanaçe e vogël)
  • 1 gotë (afro 200g) oriz i zier
  • 1 filxhan salcë marinara, për më shumë shije
  • ¼ e filxhanit mozzarella e grirë

PËRGATITJA:

  • Paraprakisht e ngrohni fritezën në 200°C.
  • Fshijeni pulën me faculeta dhe erëzojeni me pakëz kripë e piper.
  • Në një enë mesatare i rrahni vezët.
  • Në një kuti të gjerë e përzieni miellin e bademit, farat e lirit dhe erëzat e tjera, derisa të kombinohen mirë.
  • Copëzat e pulës i zhysni në vezët e rrahura, pastaj në përzierjen e miellit. Përsëriteni këtë proces me të gjitha copëzat e mishit të pulës.
  • Shportën e fritezës mund ta spërkatni me vaj ulliri dhe vendosni copëzat e pulës.
  • Mishin mund ta spërkatni me vaj avokadoje.
  • I fërgoni për 10 minuta gjithsej (për secilën anë nga 5 minuta).
Specifikat Teknike
Dimenionet 35x26x30 cm

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Dyqanet tona po punojnë me orar të plotë.

Ejani dhe provoni produktet tona.