Fritezë pa vaj Pro

Përgatisni ushqimet e fërguara pa vaj e pa faj, me fritëzën e avancuar Delimano Pro! Me këtë pajisje, ju mund t’i përgatisni edhe ushqimet që nuk keni guxuar t’i konsumoni për shkak të yndyrës së tepërt. Sekreti i fritezës pa vaj është se e përdorë ajrin e nxehtë për t’i fërguar ushqimet dhe ju mundëson të ushqeheni në mënyrë më të shëndetshme. Ky version i fritezës është i avancuar, me kapacitet 3.5l dhe temperaturë 80-200°C.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Përgatisni ushqimet e fërguara pa vaj e pa faj, me fritëzën e avancuar Delimano Pro! Me këtë pajisje, ju mund t’i përgatisni edhe ushqimet që nuk keni guxuar t’i konsumoni për shkak të yndyrës së tepërt. Sekreti i fritezës pa vaj është se e përdorë ajrin e nxehtë për t’i fërguar ushqimet dhe ju mundëson të ushqeheni në mënyrë më të shëndetshme. Ky version i fritezës është i avancuar, me kapacitet 3.5l dhe temperaturë 80-200°C.
Më shumë - Përshkrimi
-
Shijoni ushqime të fërguara me më pak yndyrë
Ju prezentojmë Fritezën pa vaj Pro, një alternativë më e shëndetshme për t’i fërguar ushqimet e preferuara! Tash mund të shijoni pomfrita me 95% më pak yndyrë, dhe më pak kalori në vetëm disa minuta! Për më tepër, mund t’i përgatisni me erëzat apo mëlmesat e preferuara. Ha ushqime pa vaj, pa u ndi në faj! :)
Më e mirë, më e madhe, më e avancuar
Friteza pa vaj Pro është version i avancuar Fritezës pa vaj, si nga pamja e jashtme, ashtu edhe në aspektin teknologjik. Përsëri përgatitë ushqime pa vaj, vetëm se është version i avancuar:
- Është më e madhe: kapacitet 3.5l (modeli i mëparshëm kishte 2.5l) dhe ka gati të njejtin dimension;
- Për shkak të kapacitetit më të madh, mund të fërgojë ushqime pa vaj deri në 25% më shumë në një përgatitje;
- Ka kohëmatës deri në 60 min (modeli i mëparshëm e kishte deri në 30min);
- Ka shportë të avancuar për performancë më të mirë dhe manovrim më të lehtë;
- Një buton për ndarjen e shportës dhe raftit;
- Sistem i ngrohjes më i avancuar, për performancë më të mirë dhe jetëgjatësi;
- Sipërfaqe të rrafshët në krye të aparatit, në të cilën mund ta vendosni pjatën;
- Funksionim me buton të dyfishtë
- Fikje automatike - kur ndalet kohëmatësi, aparati fiket, për ta shmangur djegien e ushqimeve apo pajisjeve tjera
- Treguesi i dritës - tregon kur pajisja është e ndezur (fuqia) dhe kur arrihet temperatura e funskionimit
Pa vaj, pa faj - ushqime të fërguara në pak minuta
Nuk mund ta mohojmë - ushqimet e fërguara janë shumë të shijshme. Pomfritë, patate të skuqura, çipsa, kofsha pule, rrathë qepe të fërguar (onion rings) apo perime të fërguara - thjesht, nuk mund t’i rezistosh! Por pasojat e ushqimit të fërguar, në fund i vuan trupi ynë. Andaj, nëse po kërkoni një mënyrë për t’i ngrënë ushqimet e fërguara në një mënyrë më të shëndetshme, Friteza pa vaj është pajisja që ju duhet!
Pomfritë apo patate të skuqura
Kofsha pule
Perime
Rrathë qepe të fërguar (onion rings)
Si të përgatisni ushqim të fërguar me ajër të nxehtë?
Përgatitja e ushqimeve në fritezën pa vaj është kaq e lehtë, sa edhe fëmijët mund ta bëjnë. Ndiqni këta 4 hapa të thjeshtë:
Vendosni përbërësit në shportë
Caktoni temperaturën dhe kohën
Hapeni fritezën pasi të jetë fikur automatikisht
Shijoni ushqimet e fërguara me më pak kalori
Veshje jo-ngjitëse për pastrim më të lehtë
Friteza ka sipërfaqe me veshje jo-ngjitëse, falë së cilës mund ta pastroni shportën shpejt dhe lehtë. Ju mund ta përdorni Fritezën Pro çdo ditë pa e gërryer shportën ose pa e ndërruar vajin në shportë.
- Specifikat Teknike
-
Dimensionet 35x26x30.6cm Karakteristika të tjera 3,5l capacity, timer up to 60 min Material hekur, plastik, PVC