Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

BLACK FRIDAY PO MBARON!

Mundësia e fundit për të përfituar nga zbritjet më të mëdha të vitit!

Mundësia e fundit për të përfituar nga zbritjet më të mëdha të vitit!

 
[banner_timer]
 

Batanije Wonderwool Dormeo

Photo
Video

Shijoni ngrohtësinë dhe rehatinë që ofron një batanije me përzierje leshi. Kurseni energjinë elektrike duke vendosur një batanije në shtratin tuaj për ta mbajtur larg të ftohtin. E punuar me një përzierje prej lesh Merino (35%) dhe poliestër (65%), batanija Wonderwool është e butë, e ngrohtë, e ajrosshme dhe e qëndrueshme. Falë modelit elegant me drerë, është perfekte për t’u përdorur edhe si mbulesë shtrati.

CLUB 5 - Përfitojnë të parët!
Batanije Wonderwool Dormeo
119,90 €
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 70
Stock: 2
Koha e arritjes: 3 ditë pune
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Shijoni ngrohtësinë dhe rehatinë që ofron një batanije me përzierje leshi. Kurseni energjinë elektrike duke vendosur një batanije në shtratin tuaj për ta mbajtur larg të ftohtin. E punuar me një përzierje prej lesh Merino (35%) dhe poliestër (65%), batanija Wonderwool është e butë, e ngrohtë, e ajrosshme dhe e qëndrueshme. Falë modelit elegant me drerë, është perfekte për t’u përdorur edhe si mbulesë shtrati.

Më shumë
Përshkrimi

Një batanije si një përqafim i ngrohtë

Dimrit të gjithë përballemi me sfidat që i sjellë i ftohti, e një nga to është fatura e lartë e energjisë elektrike. Një mënyrë e mirë për të kursyer energjinë, është t’i ulni temperaturat dhe të mbështilleni me një batanije të ngrohtë e të butë. E tillë është batanija Wonderwool – jo vetëm që do t’ju mbajtë të ngrohtë, por edhe të relaksuar.

Batanije Wonderwool

Shumë përdorime, brenda dhe jashtë

Ju mund ta përdorni këtë batanije si mbulesë shtrati për më shumë elegancë, apo si mbulesë shtesë për vete, për ngrohtësi shtesë. Por e mira e kësaj batanije është se mund ta përdorni edhe në plot raste tjera jashtë dhomës së gjumit.

  • Relaksohuni nën këtë batanije teksa shikoni TV apo lexoni rehat në kolltukun tuaj.
  • Përdoreni si pelerinë kur dilni në kopsht ditëve të dimrit dhe mbështilluni me ngrohtësinë luksoze.
  • Përdoreni si mbulesë për të sjellë një stil unik në divan dhe dhomën e ndejës.
  • Përdoreni si shtrojë në dysheme dhe krijoni një vend të sigurtë ku mund të luajnë rehat fëmijët. Në këtë mënyrë, e mbroni edhe tepihun nga ndonjë spërkatje e mundshme.
  • Mbajeni një në veturë – gjatë udhëtimeve të gjata një batanije është aksesor i çmuar.
  • Batanije Wonderwool
  • Batanije Wonderwool
  • Batanije Wonderwool
  • Batanije Wonderwool

Përzierje leshi dhe poliestri, për ngrohtësi dhe qëndrueshmëri

Kjo batanije është punuar me kujdes me një përzierje të materialeve si leshi dhe poliestri. Leshi është përdorur për vite me radhë për shkak të vetive të tij të mrekullueshme, sikurse butësia dhe ngrohtësia. Pra, është një material izolues natyral, i cili mund të parandalojë mbingrohjen, djersitjen dhe ngjitjen, duke qëndruar i ajrosshëm. Përzierjes së leshit i është shtuar edhe poliestër, që produkti të qëndrojë më gjatë. Pra, kjo batanije ka 35% lesh Merino dhe 65% poliestër.

Batanije Wonderwool

Një dizajn klasik për një pamje dimërore

Batanija me dimensione 140x200cm ka një model klasik bardhë e zi me drerë, duke na kthyer kujtimet e dimërave tradicionalë dhe magjisë së kësaj stine. Andaj, nëse doni ta gëzoni veten apo më të dashurit tuaj me një dhuratë që përçon dhe ofron ngrohtësi në ditët e ftohta, kjo batanije është e duhura! Për shkak se përmban edhe material leshi, kjo batanije mund të lahet vetëm me dorë.

Batanije Wonderwool
Specifikat Teknike
Linja Dormeo Timeless
Programi Dormeo dhoma ndejës

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star