Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Bufi ekspresiv Xmass mini Dormeo

Photo
Video

Bufi ekspresiv mini vjen me një edicion shumë të veçantë dhe të limituar: Xmass! Secili buf i mbushur me fibra Wellsleep®, ka 16cm lartësi (pa batanije). Ka një dizajn me motive të festave të fundvitit dhe është një dhuratë simpatike për këdo - fëmijë apo i rritur - që nuk ka frikë t’i përqafojë ndjenjat dhe t’i ndajë me të tjerët. Ky buf është edhe më unik, sepse ka një buton, të cilin pasi e shtypni, këndon këngën “Jingle Bells”. Në dispozicion në dy forma: Merry dhe Jolly. Zgjedhni të preferuarin tuaj apo të dytë!

Bufi ekspresiv Xmass mini Dormeo
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 70
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Bufi ekspresiv mini vjen me një edicion shumë të veçantë dhe të limituar: Xmass! Secili buf i mbushur me fibra Wellsleep®, ka 16cm lartësi (pa batanije). Ka një dizajn me motive të festave të fundvitit dhe është një dhuratë simpatike për këdo - fëmijë apo i rritur - që nuk ka frikë t’i përqafojë ndjenjat dhe t’i ndajë me të tjerët. Ky buf është edhe më unik, sepse ka një buton, të cilin pasi e shtypni, këndon këngën “Jingle Bells”. Në dispozicion në dy forma: Merry dhe Jolly. Zgjedhni të preferuarin tuaj apo të dytë!

Më shumë
Përshkrimi

Një dhuratë e lezetshme gjatë festave të fundvitit

Festat e fundvitit karakterizohen me përqafime, dashuri dhe dhurata. E kur jemi te dhuratat, a ka dhuratë më simpaktike se bufi ynë Xmass? Me motive të festave të fundvitit, jo vetëm që përçon magjinë festive, por është edhe një lodër e butë dhe lezetshme. Bufi Xmass vjen në dy forma: Merry apo Jolly.

Bufat e rinj mini përçojnë vetëbesim dhe gëzim, dhe janë gati të bëhen miqtë e rinj të fëmijëve tuaj. Me një lartësi prej 16cm, janë të përshtatshëm edhe për t’i marrë me vete kudo që shkoni.

Bufi ekspresiv Xmass mini Dormeo Emotion Mini Owl Xmass

Edicion i limituar – bufi me muzikë!

Jolly (i kaftë) dhe Merry (i bardhë) vijnë me një buton special – thjesht shtypeni dhe shijoni muzikën e famshme të festave të fundvitit: Jingle Bells!

Bufi ekspresiv Xmass mini

Kush janë Merry dhe Jolly?

Merry dhe Jolly janë anëtarë të familjes së madhe të bufëve ekspresivë, apo miqtë e mijëra fëmijëve në mbarë Europën.

  • Bufi ekspresiv Xmass mini

    Merry

    Hoo-Hoo, halla Merry mini është këtu që t’ju urojë festat e fundvitit! Çdo dimër, bufi i bardhë fluturon nga një vend i largët dhe vjen ta kalojë kohën me familjen. I pëlqen të luajë me mollëzat e fëmijëve, ta ndihmojë bufët “Nëna” dhe “Babi” të përgatisin ushqime të shijshme, ta dekorojë bredhin dhe të shkrepë foto nga momentet e lumtura.

    Ajo çdoherë mendon për lojëra të reja, që gjithmonë kthehen në një traditë familjare. Këtë vit, ajo do të organizojë një natë karaokesh, sepse gjëja që i pëlqen më së shumëti, është të këndojë këngë Krishtlindjesh.

  • Bufi ekspresiv Xmass mini

    Jolly

    Bufi i kaftë apo xhaxhi Jolly mini, është ai që çdoherë sjellë hare dhe gëzim gjatë festave të fundvitit. Atij i pëlqejnë filma të vjetër Krishtlindjesh, kartolinat dhe këngët e festave të fundvitit.

    Atij i pëlqen të rrëshqasë me saja dhe të ndërtojë bufa bore, duke përdorur karrota në vend të sqepave. Familja e tij gjithmonë gatuan më shumë biskota dhe ndan ekstra qumësht për të, sepse i adhuron edhe më shumë se babadimri. Xhaxhi Jolly sjelljë plot dhurata për familjen e tij, por më e çmuara mbetet e qeshura e tij e zëshme dhe e hareshme!

Magjia e vërtetë e festave të fundvitit qëndron në zemrat e fëmijëve

Bufët e festave të fundvitit janë më shumë se lodra të zakonshme. Këta bufë janë dizajnuar që të shpërndajnë sa më shumë gëzim gjatë Krishtlindjeve. Ata do t’i ndihmojnë fëmijët të mësojnë më thellësisht kuptimin e kësaj feste.

  • Përdorni bufët Merry dhe Jolly për t’i mësuar fëmijët se magjia e Krishtlindjeve nuk fshihet nën bredh, por në zemrat tona. Është një kohë kur fokusohemi më shumë te familja, dhurojmë dashuri dhe dhurata speciale, duke krijuar kujtime të paharrueshme.
  • Përmes këtyre bufëve, mund t’ua mësoni fëmijëve vlerat dhe traditat familjare. Lidhja e fortë mes anëtarëve të familjes krijon një lloj kulture, e cila i ndihmon fëmijët ta zhvillojnë identitetin.
Bufi ekspresiv Xmass mini

Shijoni butësinë e mikrofibrave Wellsleep®

Bufi mini është i mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep®, të cilat kanë absorbim minimal të lagështisë, veti rezistente ndaj njollave dhe mykut.

Vini re: bufi Xmass nuk mund të lahet tërësisht në rrobalarëse. Mbulesa e bufit mund të lahen në 30°C. Bufi Xmass është një dhuratë perfekte, por edhe një shoqërues ideal për udhëtime.

Bufi ekspresiv Xmass mini

Njihuni me bufët e mëdhenj 3në1

Bufi Xmass vjen edhe në versionin 3në1 (lartësi 33cm, me batanije 130x180cm). Bufin e madh mund ta përdorni si lodër apo edhe si jastëk për një sy gjumë, kurse batanija do t’ju ofrojë butësi dhe ekstra ngrohtësi. Mbani afër vetës kudo dhe kurdo që keni nevojë për një përqafim. A nuk janë të mrekullueshëm?

Check them now

Bufi ekspresiv Xmass 3në1
Specifikat Teknike
Programi Dormeo dhoma ndejës

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Porosit online nga rehatia e shtëpisë.