Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Blender Joy për smoothie

Photo
Video

Merrni dozën e vitaminave çdo ditë, me blenderin elegant për smoothie nga linja Joy! Kombinoni në blender përbërësit e preferuar (fruta, perime apo arrore) dhe lëreni motorin 600W dhe tehet prej çeliku inox t’i shndërrojnë përbërësit në një smoothie gjallërues! Po ashtu, blenderi ka edhe një kapak për udhëtime, pra, ju mund ta merrni pijen me vete në shishen që e keni përgatitur. Kapaciteti i shishes: 600ml.

Blender Joy për smoothie
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 70
Stock: 3
Koha e arritjes: 3 ditë pune
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Informata shtesë
Më shumë

Merrni dozën e vitaminave çdo ditë, me blenderin elegant për smoothie nga linja Joy! Kombinoni në blender përbërësit e preferuar (fruta, perime apo arrore) dhe lëreni motorin 600W dhe tehet prej çeliku inox t’i shndërrojnë përbërësit në një smoothie gjallërues! Po ashtu, blenderi ka edhe një kapak për udhëtime, pra, ju mund ta merrni pijen me vete në shishen që e keni përgatitur. Kapaciteti i shishes: 600ml.

Më shumë
Përshkrimi

Blenderi yt personal.

Nëse bëni një jetë të zënë dhe ju duhet t’i përgatisni gjërat më shpejt – ne kemi një pajisje që mund t’ua lehtësojë jetën! Blenderi Joy është pajisja që ju duhet për ta marrë dozën tuaj ditore të vitaminave – shpejt dhe lehtë!

Vetëm shtoni përbërësit e preferuar dhe me prekjen e një butoni, përgatisni smoothie, protein shakes apo pije të tjera me vitamina.

Blender Joy për smoothie

Kurseni kohë dhe mund

Kjo pajisje me të vërtetë do t’ua lehtësojë jetën dhe do t’ju kursejë kohë. Kombinoni përbërësit e preferuar (perime, fruta, arrore, erëza, bimë, apo proteinë pluhur) dhe shtoni pak lëng (ujë, jogurt apo qumësht), mbyllni shishen dhe shtypni butonin. Ta-da! Në më pak se një minutë, do të keni gati një pije të shijshme, të freskët e me plot vlera ushqyese.

Pasi smoothie të jetë gati, vetëm hiqeni kapakun me tehe dhe mbylleni me kapakun për udhëtime. Pra, ju mund ta merrni me vete në shishen që e keni përgatitur, pa humbur kohë duke e ndërruar shishen dhe pa krijuar më shumë enë të palara.

Si funksionon?

  • 1
    Blender Joy për smoothie

    Shtoni përbërësit në shishe dhe mbylleni atë me kapakun me tehe prej çeliku inox. Mund të shtoni fruta, perime, arrore, akull.

  • 2
    Blender Joy për smoothie

    Vendosni shisheni mirë në bazë, shtypni butonin dhe lëreni blenderin ta kryejë pjesën tjetër.

  • 3
    Delimano Joy Smoothie Blender

    Hiqeni kapakun me tehe, vendoseni kapakun për udhëtime dhe merreni me vete kudo pijen plot vitamina.

Përmirësoni shëndetin me pije plot vlera ushqyese

Kjo pajisje do t’ju ndihmojë drejt një jetese më të shëndetshme. Duke konsumuar pije me vitamina, nga frutat dhe perimet, ju përfitoni plot benefite: forconi imunitetin, humbni peshë, rigjeneroni lëkurën dhe jo vetëm. Për më tepër, ky blender kompakt vjen me një çmim të arsyeshëm.

Blender Joy për smoothie

Fuqi 600W dhe një shishte praktike

Blenderi Joy ka një motor 600W me 20000 RPM (rrotullime për minutë) i cili mund të pluhurizojë madje dhe frutat e ngrira apo akullin, për një pije sa më freskuese. Kapaku me 4 tehe në 2 shtresa sigurojnë që përbërësin të eksktrakohen më shpejt dhe më fuqishëm. Shishja elegante plastike 600ml e punuar pa BPA përshtatet në mbajtëset e gotave në shumicën e veturave. Kapaku për udhëtime ju mundëson që lehtësisht ta merrni me vete pijen që keni përgatitur – kudo vete, vitaminat me vete.

Këtë blender mund ta përdorni për punë të ndryshme në kuzhinë:

  • eksktraktim;
  • përzierje;
  • shtypje të frutave / perimeve (për të krijuar një masë si pure);
  • për pije të ndryshme: smoothie, milkshakes, protein shakes, lëngje;
  • salca për sallata.
Blender Joy për smoothie

Dizajn kompakt dhe elegant

Shishja dhe kapaku mund të lahen edhe në enëlarëse.

Blenderi është i vogël, andaj nuk do t’ju zë shumë vend, ju mund ta mbani në banakun tuaj çdo ditë apo në zyre. Në këtë mënyrë, edhe do t’ia rikujtoni vetes që të përgatisni një pije me vitamina kohë pas kohe. Lehtësisht mund ta merrni me vete kudo që ju duhet, mjafton të keni qasje në energji elektrike. Filloni ta merrni dozën ditore me vitamina që sot, me blenderin Joy!

Blender Joy për smoothie
Informata shtesë

Në set përfshihen:

  • Njësia bazë me motor 600W
  • Aksesori me tehe prej çeliku inox
  • Shishja 600ml
  • 1 kapak për udhëtime (për shishen)
Blender Joy për smoothie

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Porosit online nga rehatia e shtëpisë.