Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Aparat për kafe Espresso Deluxe

Photo
Video

Aparati për kafe Espresso Deluxe është praktik për të përgatitur kafe, latte makiato, cappuccino apo double espresso. Ju mund të përgatitni 1 apo 2 gota në të njejtën kohë, dhe funksioni për ngrohje do të ju lejojë ta mbani kafen tuaj ngrohtë. Filloni çdo ditë me kafe të shijshme. Pjesa e poshtme që largohet ndër filtrin e kafes ju siguron mirëmbajtje të lehtë. Fuqia 1250W. Madhësia 31 x 19 x 33cm.

Aparat për kafe Espresso Deluxe
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 70
Koha e arritjes: 2-5 ditë
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Informata shtesë
Më shumë

Aparati për kafe Espresso Deluxe është praktik për të përgatitur kafe, latte makiato, cappuccino apo double espresso. Ju mund të përgatitni 1 apo 2 gota në të njejtën kohë, dhe funksioni për ngrohje do të ju lejojë ta mbani kafen tuaj ngrohtë. Filloni çdo ditë me kafe të shijshme. Pjesa e poshtme që largohet ndër filtrin e kafes ju siguron mirëmbajtje të lehtë. Fuqia 1250W. Madhësia 31 x 19 x 33cm.

Më shumë
Përshkrimi

Çfarë preferoni ju? Cappuccino, Latte Maciato apo Double Espresso?

Falë mbajtësit të filtrit të dyfishtë, mund të përgatitni 2 gota në të njejtën kohë! Nën një presion prej 15 bar dhe një temperaturë prej 75 ° C, makina përgatit për ju, pije të nxehtë dhe aromatike. Funksioni i ngrohjes ju lejon të shijoni me qetësi shijen dhe aromën e kafes, pa brengën se ajo do të ftohet shpejtë.

Aparati i kafesë Espresso Deluxe ka një kontroll dhe tregues të lehtë - një zgjedhje e mrekullueshme për përdorim të përditshëm. Vetëm prekni dhe rrotulloni dorëzën - dhe kafja juaj është tashmë duke u përgatitur!

Filloni ditën tuaj me kafe të shijshme! Shiko përparësitë e aparatit Deluxe:

  • Fuqi 1200 W dhe presion 15 bar për 1250 ml lëng.
  • Mund të përgatitni 2 kafe në të njejtën kohë
  • Mbajtësja e poshtme mbledh papastërtitë dhe pastrohet lehtë
  • Dorëza, ju mundëson të krijoni shkumë qumështi
  • Opsioni për mbajtje të nxehtësisë, mban pijen të ngrohtë
  • Pa zhurmë - jo më shumë se 60 dB derisa është në funksion
  • Pastrohet lehtë - të gjitha pjesët hiqen dhe pastrohen me dorë
Informata shtesë

Manuali dhe mënyra e përdorimit

Pyetjet e shpeshta rreth produktit

Q: Çka përmban paketimi i produktit?

  • Aparati i kafes
  • Rezervuari i ujit
  • Dy filtera me thellësi të ndryshme
  • Dozerat
  • Lugët plastike për kafe

Q: A e bluan kafen?

Jo, produkti nuk ka funksion për bluarje të kafesë.

Q: Si funksionon?

Për të përgatitur kafe me Coffee Machine, ndiqni këta hapa, ose shikojeni videon në Delimano Kosova (Facebook).

  • Pajisja duhet të kyçet në rrymë.
  • Mbusheni rezervuarin me ujë (edhe plastikën në pjesën e pasme të aparatit)
  • E ndezni butonin në anën e djathtë të aparatit.
  • Aparati vjen me dy lloje të dozerave. Dozerat janë pjesët ku vendoset kafja. Dozeri më i cekët është për një kafe, kurse dozeri i thellë ka kapacitet për dy kafe.
  • E merrni dozerin (pjesën ku vendoset kafja) dhe e vendosni në dorezë. 
  • E mbushni me kafe të bluar.
  • E vendosni dorezën me dozer në çelësin përfundi (në aparat janë udhëzimet të cilat iu tregojnë se nga cila anë duhet ta mbyllni).
  • E vendosni gotën/filxhanin.
  • Në butonin e rrumbullakët në mes, është shenja e filxhanit të kafesë e cila ka ngjyrë të kuqe në fillim. Ju duhet të prisni derisa të shfaqet ngjyra e kaltër (deri sa të nxehet).
  • Në momentin kur ndizet ngjyra e kaltër, e sillni rrumbullakun në anën e majtë, ku shihet shenja e filxhanit.
  • Pastaj, kafja do të fillojë të dalë nga aparati.

Nëse doni t'i shtoni qumësht, ndiqni edhe këta hapa:

  • Mbushni një xhezve me qumësht dhe e vendosni pipin e zi në anën e djathtë brenda xhezves.
  •  E ktheni rrumbullakun (butonin) në anën e djathtë ku shihet një figure si shkumë/avull. Përmes këtij funksioni, e përgatisni shkumën dhe mund ta ngrohni qumështin sipas dëshirës.

Q: Sa kafe mund të përgatiten me një mbushje të dozerit?

Janë 2 dozera: Një i cekët (për 1 kafe) dhe dozeri më i thellë (për dy kafe).

Q: A duhet të derdhet uji vazhdimisht (pas çdo përdorim)?

Uji nga rezervuari nuk duhet të derdhet vazhdimisht. Mirëpo, doreza edhe dozeri duhet të pastrohen pas çdo përdorimi – sepse kafja e bllokon dozerin dhe nuk funksionon.

Q: Me çka pastrohet nëse krijohet gëlqere në gypat dhe rezervuarin e ujit?

Për ta pastruar produktin prej gëlqereve, preferohet të bëhet një pastrim i rregullt çdo dy apo 3 muaj. Ja një mënyrë ideale për largimin e gëlqeres:

  • Përgatitni një acid citrik me uthull dhe ujë
  • Vendoseni përbërjen (uthull dhe ujë) në rezervuarin e aparatit të kafesë.
  • Vendosni të gjitha pjesët e aparatit në vend, duke filluar nga rezervuari, dozeri, po ashtu doreza duhet te vendoset në vend dhe të mbyllet mirë. Pra, është procedura e njejtë sikurse kur përgatisni kafe, vetëm se këtë herë pa kafe).
  • Vendosni një gotë dhe shtypni butonin për ndezjen e aparatit.
  • Prisni deri sa të shfaqet ngjyra e kaltër në figurën e kafesë në rrotë.
  • Pastaj rrotulloni atë në anën e majtë – te figura e kafesë dhe lironi diku 100ml ujë të dalë nga vrimat. 
  • Pas këtij veprimi, lëreni aparatin të pushojë 10 deri 15 minuta dhe përsëriteni procedurën (së paku 3 herë).

Q: A është me kapsula?

Jo, aparati Delimano nuk është me kapsula. Funksionon vetëm me kafe të bluar, me të gjitha llojet e kafeve përveç KAFES TURKE. KUJDES – KAFJA TURKE MUND TA BLLOKOJË APARATIN!

Q: A duhet kafe speciale për këtë aparat? 

Jo, kafja është e njejtë sikur edhe kafene e restaurante të ndryshme. Vetëm se duhet ta gjeni kafen e cila ju pëlqen. Disa propozime janë: LAVAZA, JULIAN CAFFE. 

Q: Ku mund ta blej kafenë e duhur për këtë aparat?

Në marketet si Viva Fresh, Meridian, Interex, i gjeni në paketime të vakumuara. Kafja duhet të jetë e bluar, jo me kokrra. Po ashtu, nëpër dyqane që shesin kafe të freskët, mund të kërkoni kafe për aparat, apo kafe për espresso.

Q: Sa VAT i ka aparati dhe kapaciteti i rezervuarit?

Aparati ka fuqi 1250W dhe rezervuari ka kapacitet për 1250ml ujë.

Q: Për çka shërben pjesa e metalit në pjesën e sipërme?

Kjo pjesë përdoret për t'i ngrohur gotat para se ta përgatitni kafenë.

Q: Pse nuk po del kafeja?

Pas çdo përdorimi, aparati duhet të pushojë 5 minuta, para ta përgatisni kafenë tjetër. Po ashtu, në dozer mbetet uji dhe kafja të cilat duhen të pastrohen pas çdo përdorimi. Në të kundërtën, kafeja mund të mos dalë.

Q: Pse po rrjedh ujë nga pjesa e poshtme?

Tabaku në pjesën e poshtme (ku vendoset gota), është pjesë që mund të largohet dhe të pastrohet/shprazet. Uji rrjedh vetëm nëse është e mbushur kjo pjesë.

Vlerësimet e Konsumatorëve 4 Vlerësim(e)

4,5

4 vlerësime

4 Produkte

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

vedat

www.delimano-ks.com

I mir
Qfar kafe munesh me perdor ne aparat edhe a e blun vet ky a duhet me pas mulli ekstra

Shpresa Krasniqi

www.delimano-ks.com

E vlersoje me 4
Me intereson te di cfare lloj kafe perdoret per kete makine

ilir

www.delimano-ks.com

Produkt i mir per nje kafe te mir
Qenka produk profesiona per ni kafe te mir me shije arom orgjinale dhe kulitet veqant respekt

Shefqet Loshaj

www.delimano-ks.com

Shumë mirë
Aparati shumë i mirë por na informoni se ku ti gjejm kapsulat me kafe
Nuk ka nevojë për kapsula
Jo, aparati Delimano nuk është me kapsula. Funksionon vetëm me kafe të bluar. Kujdes: Kafja nuk duhet të jetë shumë e bluar ashtu sic bluhet për kafe turke.
Delimano

4 Produkte