Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

BLACK FRIDAY PO MBARON!

Mundësia e fundit për të përfituar nga zbritjet më të mëdha të vitit!

Mundësia e fundit për të përfituar nga zbritjet më të mëdha të vitit!

 
[banner_timer]
 

Aparat buke Joy

Photo
Video
-31%

Adhurues të bukës, kemi lajme të mira për ju! Tash mund të përgatisni bukë shtëpie të përsosur me aparatin për bukë nga Delimano! Vetëm vendosni përbërësit, zgjedheni programin dhe brenda ca orësh do të keni gati një bukë të shijshme, të nxehtë dhe natyrale. Aparati ka 12 programe për përgatitje, përfshirë atë për bukë pa gluten, bukë të zakonshme, bukë franceze, përgatitjen e jogurtit, xhemit dhe jo vetëm! Ka fuqi 550W dhe mund të përgatisë bukë 700g ose 900g.

OFERTAT E MARSIT!
Oferta vlen vetëm edhe
Aparat buke Joy

Çmimi i rregullt: 129,90 €


Çmimi special: 89,90 €

Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 70
Koha e arritjes: 3 ditë pune
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Informata shtesë
Më shumë

Adhurues të bukës, kemi lajme të mira për ju! Tash mund të përgatisni bukë shtëpie të përsosur me aparatin për bukë nga Delimano! Vetëm vendosni përbërësit, zgjedheni programin dhe brenda ca orësh do të keni gati një bukë të shijshme, të nxehtë dhe natyrale. Aparati ka 12 programe për përgatitje, përfshirë atë për bukë pa gluten, bukë të zakonshme, bukë franceze, përgatitjen e jogurtit, xhemit dhe jo vetëm! Ka fuqi 550W dhe mund të përgatisë bukë 700g ose 900g.

Më shumë
Përshkrimi

Nuk ka si buka e shtëpisë

Nuk ka aromë më të mirë se era e bukës së pjekur në shtëpi, apo jo?

Megjithatë, nëse keni një orar të ngjeshur, gatimi i bukës mund t’ju marrë kohë. Përzierja e përbërësve është e lehtë, por pastaj duhet ta trazoni brumin, ta prisni deri sa të vijë, dhe në fund ta piqni – të gjitha këto veprime ju marrin kohë. Por, për fatin tuaj të mirë, Delimano ka krijuar Aparatin për bukë, i cili do t’i kryejë këto punë për ju. Tashmë mund të relaksoheni dhe ta lini aparatin Joy t’ju gatuajë bukë shtëpie.

Aparat për bukë - Joy

Një furrë e vogël buke për çdo shtëpi

Njihuni me Aparatin për bukë – Joy, një pajisje e vogël por e fuqishme, që e shndërron kuzhinën tuaj në një furrë të vogël buke.

Vetëm shtoni përbërësit, zgjedheni njërin nga 12 programet dhe shtypeni butonin. Po ashtu, mund ta zgjedhni ngjyrën e kores së bukës. Brenda ca orësh, shtëpia juaj do të mbushet me aromën të bukës së pjekur dhe të freskët. Tashmë, anëtarët e familjes do të mund të zgjohen me një aromë të këndshme, dhe për më tepër, do ta kenë një motiv shtesë që të zgjohen më herët!

Aparat për bukë - Joy

Shmangni përbërësit artificialë dhe përdorni vetëm ata natyralë

Kur gatuani bukë në shtëpi, ju mund t’i zgjedhni vet përbërësit. Andaj, zgjedhni vetëm përbërësit më të mirë për ju dhe familjen tuaj! S’ka më përbërës artificialë apo të pashëndetshëm sikurse vajra të hidrogjenizuar, sheqer, natrium apo ngjyra artificiale. Buka e gatuar në shtëpi duhet të jetë e shëndetshme dhe e shijshme.

Aparat për bukë - Joy

 Përgatisni edhe bukë pa gluten

Çdo person që vuan nga sëmundja Celical, e di sa shtrenjtë kushton buka pa gluten, dhe në të shumtën e rasteve, ka shije të keqe. Andaj, pse mos ta përgatisni vet, nga rehatia e shtëpisë suaj? Aparati për bukë ka edhe një program për gatimin e bukës pa gluten, prandaj është i përshtatshëm për njerëzit që kanë intolrenacë apo alergji në gluten. Me aparatin Joy, ju mund t’i shijoni të gjitha dobitë e bukës së freskët – dhe do të kurseni para.

Aparat për bukë - Joy

Programi për përgatitjen e jogurtit dhe xhemit

Aparati Joy nuk është veç një aparat i zakonshëm për gatimin e bukës. Po ashtu, ka dy programe të veçanta për të përgatitur jogurt dhe xhem shtëpie. Kjo pajisje shumëfunsionale do ta kthejë kuzhinën tuaj në një dyqan të vogël të pjekurinave të shijshme!

Aparat për bukë - Joy

Funksioni për ngrohje dhe përgatitje të mëvonshme

Aparati për bukë – Joy, është po ashtu një pajisje e mençur. Menjëherë pas pjekjes së bukës, automatikisht e vë në funksionin opsionin për ngrohje dhe e mban bukën të freskët dhe të ngrohtë për 60 minuta pas pjekjes.

Nëse doni të keni bukë të freskët gati në mëngjes ose pasi të ktheheni nga puna, ju mund ta përdorni funksionin e pjekjes pas 13 orësh. Në këtë mënyrë, ju mund të shijoni bukë të freskët kurdo që doni.

Aparat për bukë - Joy

Zgjedhje e përsosur për çdo familje

Me këtë aparat, ju lehtësisht mund ta shndërroni kuzhinën tuaj në një furrë të vogël të bukës dhe pjekurinave tjera të shijshme për familjen tuaj. :) Aparati për bukë – Joy, ofron:

  • 12 programe për përgatitje
  • Programin për përgatitjen e bukës pa gluten
  • Mundësinë për të caktuar peshën e bukës (700g ose 900g)
  • Mundësinë për të caktuar ngjyrën e kores së bukës (e çelët, mesatare, e errët)
  • Mundësinë për pjekje pas 13 orësh
  • Funksionin për ngrohje
  • Një dritare xhami, ku mund ta shihni procesin e përgatitjes / pjekjes së bukës
  • Ena për gatim dhe aksesorët për trazimin e brumit mund të lahen në enëlarëse
  • Fuqi 550W
Aparat për bukë - Joy
Informata shtesë

Manuali dhe mënyra e përdorimit

Pyetjet e shpeshta rreth produktit:

Q1:Cili është sekreti I këtij aparati, çfarë buke gatuan?
Sekreti i tij qëndron në teknologjinë e avancuar dhe programet e përshtatura që e bëjnë atë një mjeshtër të gatimit të bukës në shtëpinë tuaj, Aparati ka 12 programe për përgatitje, përfshirë atë për bukë pa gluten, të zakonshme apo franceze.

Q2: Si mund te siguroheni që buka në këtë aparat nuk digjet?
Për shkak të xhamit transparent dhe efikas, ju mund ta shihni bukën teksa pjeket.

Q3: Përveq përzierjes dhe pjekjes së brumit, cfarë funksioni tjetër kryen ky aparat?
Një ndër funksionet e tjera të Bread Maker është përgaditja e jogurtit/xhemit!

Q4: A ka ndonjë recetë të veçantë të bukës që mund të gatuhet me këtë aparat?
Ne kemi plotë receta të postuara në rrjetet tona sociale. Na shkruani, dhe ne mund të iu ndihmojmë.

Q5Cfarë e dallon Joy Breadmaker nga aparatet e tjera?
Deri tani, ky aparat e plotëson kriterin e pamjes, funksionalitetit, dhe kohës tuaj në kuzhinë. Këto e shumë pika të tjera janë përparësitë kryesore që vetë ju i keni listuar.

Q6Nëse ky aparat për bukë do të shkonte në një udhëtim, çfarë destinacioni do të zgjidhte?
Ky aparat do të vinte direkt tek kuzhina e secilit prej juve, në mënyrë që të ua lehtësoj juve procesin e gatimit. Gatuaj dhe Festo Cdo ditë me Aparatin e Bukës.

 

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star