Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

KY ËSHTË BLACK FRIDAY

KY ËSHTË BLACK FRIDAY - Shijoni zbritjet më të mëdha të vitit – deri në 70% më lirë!

Shijoni zbritjet më të mëdha të vitit – deri në 70% më lirë!

 
[banner_timer]
 

Aparat personal për kafe, Joy Pro

Photo
Video
-10%

S’ka asgjë më të lezetshme se një kafe e shpisë, që t’i çelë sytë me mëngjes! S’keni pse të prisni në radhë te kafiteria – një kafe të mrekullueshme mund ta përgatisni te shtëpia. Ju prezentojmë aparatin e vogël Joy Pro, një pajisje kompakte për përgatitjen e kafesë me shtypjen e një butoni. Aparati ka fuqi 450W rezervuar uji 400ml është vjen me një dhuratë: Filxhan elegant me kapak (për udhëtime). Kudo vete, kafen me vete!

Aparat personal për kafe, Joy Pro

Çmimi i rregullt: 24,90 €


Çmimi special: 22,41 €

Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 70
Stock: 3
Koha e arritjes: 3 ditë pune
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Informata shtesë
Më shumë

S’ka asgjë më të lezetshme se një kafe e shpisë, që t’i çelë sytë me mëngjes! S’keni pse të prisni në radhë te kafiteria – një kafe të mrekullueshme mund ta përgatisni te shtëpia. Ju prezentojmë aparatin e vogël Joy Pro, një pajisje kompakte për përgatitjen e kafesë me shtypjen e një butoni. Aparati ka fuqi 450W rezervuar uji 400ml është vjen me një dhuratë: Filxhan elegant me kapak (për udhëtime). Kudo vete, kafen me vete!

Më shumë
Përshkrimi

Çeli sytë me shijen dhe aromën e parezistueshme të kafesë

Përgatitja e një kafeje në mëngjes është një proces i lezetshëm. Aroma që mbushë dhomën është e parezistueshme. Me aparatin personal Joy Pro, mund ta përgatisni edhe më lehtë kafen tuaj të mëngjesit apo të çfarëdo vakti të ditës. Zgjohuni, ndezni aparatin, vendosni ujin & kafenë dhe shtypni butonin. Në ndërkohë, lyeni pak bukë me gjalpë dhe ta-da: mëngjesi juaj i shijshëm është gati!

Aparat personal për kafe, Joy Pro

Kudo vete, kafenë me vete!

Ky aparat kompakt dhe praktik ju vjen me një dhuratë speciale: filxhan 400ml (me kapak). Ju mund ta përgatisni kafenë direkt në të, ta mbyllni dhe ta merrni me vete. Është kaq i përsosur apo jo? Jo vetëm që ju kursen kohë, por edhe enë të palara. Për më tepër, filxhani apo termosi është elegant dhe përshtatet me shumicën e mbajtëseve të kafesë në veturë. Pra, kudo vete, kafenë me vete!

Po ashtu, ju s’keni nevojë të përdorni filxhanë të plastikës apo letrës, sepse e keni filxhanin elegant. Në këtë mënyrë, kontribuoni në ruajtjen e mjedisit.

Aparat personal për kafe, Joy Pro

Dizajn kompak dhe tërheqës

Shijoni një kafe të ngrohtë dhe të freskët, me shtypjen e një butoni. Ky apparat është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për ta përgatitur kafenë tuaj ditore. Ka rezervuar uji 400ml dhe fuqi 450W, e mjaftueshme për t’ju servirur një kafe të nxehtë.

Për më tepër, ka madhësi kompakte dhe peshë të lehtë, andaj nuk zë shumë vend në kuzhinën tuaj. Nëse doni ta keni me vete edhe kur udhëtoni, lehtësisht mund ta merrni me vete.

Aparat personal për kafe, Joy Pro

Filter i ripërdorshëm

Në këtë apparat, mund të përdorni kafe të bluar, gjethe të thara çaji apo filtera çaji, sepse filteri i aparatit është i punuar nga najloni permanent dhe mund të hiqet e të ripërdoret. S’ka më mbetje apo mbeturina me kapsula shtesë.

Për më tepër, ky aparat është më ekonomik sepse përdorë më pak kafe, ujë dhe energji se pajisjet e tjera më të mëdha.

Aparat personal për kafe, Joy Pro

Fikje automatike

Aparati Joy Pro është miku juaj më i mirë në mëngjes, sidomos kur jeni për ngut. Nëse nga ngutia keni harruar ta fikni, mos u brengosni. Aparati fiket automatikisht pasi ta përgatitë kafenë apo kur i mbaron uji.

Informata shtesë

Technical details

  • Fuqia: 450 W
  • Kapaciteti i rezervuarit të ujit: 400 mL
  • Dimensionet: 178 x 131 x 258 mm
  • Koha e përgatitjes: up to 5 minutes
  • Temperatura e kafesë në filxhan > 72 °C
  • I përfshirë në paketim: Filxhan udhëtimi 0.4l me kapak
Aparat personal për kafe, Joy Pro

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Porosit online nga rehatia e shtëpisë.