Aparat për tharjen e pemëve & perimeve

Delimano ju prezenton Aparatin Joy për tharjen e pemëve & perimeve. Po ashtu, ky aparat mund të përdoret edhe për tharjen e mishit dhe bukës. Me këtë pajisje, lehtësisht mund t’i thani pemët e perimet sezonale, si dhe ushqimet e preferuara dhe t’i ruani për më vonë e t’i shijoni me familjen dhe miqtë! Ka pesë rafte të rregullueshme (1.5cm ose 2.8cm) dhe termostat rregullues (35-70°C). Fuqia 200-240 W.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Më shumë
-
Delimano ju prezenton Aparatin Joy për tharjen e pemëve & perimeve. Po ashtu, ky aparat mund të përdoret edhe për tharjen e mishit dhe bukës. Me këtë pajisje, lehtësisht mund t’i thani pemët e perimet sezonale, si dhe ushqimet e preferuara dhe t’i ruani për më vonë e t’i shijoni me familjen dhe miqtë! Ka pesë rafte të rregullueshme (1.5cm ose 2.8cm) dhe termostat rregullues (35-70°C). Fuqia 200-240 W.
Më shumë - Përshkrimi
-
Përgatisni ushqime të shëndetshme, me pak kalori
A e keni kopshtin e mbushur plot me mollë, dardha, domate, bimë? A i pëlqejnë fëmijëve tuaj bananet e thekura? Mos e lini ushqimin t’ju shkojë dëm: përdoreni aparatin për tharjen e pemëve dhe perimeve, i cili i shndërron ushqimet e freskëta në ushqime të thara e të shijshme, duke ua hequr lagështirën.
Ruan më shumë vitamina dhe minereale
Aparati ka 5 rafte ose tabaka të rregullueshme (me lartësi 1.5cm ose 2.8cm) të cilat mund të lahen në enëlarëse, si dhe ka një termostat rregullues (35-70°C) i cili mundëson që ushqimet e ndryshme të thahen në temperaturën e duhur. Ushqimi do t’i ruajë vlerat ushqyese sepse dehidratimi i ruan vitaminat dhe mineralet. Me këtë aparat, ju mund ta ruani ushqimin më mirë se sa përmes ngrirjes ose konservimit.
5 tabaka të rregullueshme (me lartësi 1.5cm ose 2.8cm).
Termostat i rregullueshëm (35-70°C).
Tabakat mund të lahen në enëlarëse.
Përgatisni fruta dhe perime të ndryshme në të njejtën kohë.
Mbushni qilarët me ushqim të tharë të shijshëm dhe kurseni para
Me këtë aparat, ju mund përgatisni ushqime të thara me plot shije. Ushqimet e thara nëpër shitore kushtojnë shumë dhe shpesh kanë mungesë të vlerave ushqyese. Por me këtë aparat ju mund të përgatisni çfarëdo kombinimi të frutave apo perimeve lehtësisht dhe pa harxhuar shumë para. Me këtë pajisje ju mund të përgatisni:
Perime
Pemë
Erëza
Bimë
Ruani ushqimin, kurseni kohën & paratë
Aparati për tharjen e pemëve dhe perimeve është një kursyes i shkëlqyer i energjisë dhe hapësirës suaj në kuzhinë. Pse? Sepse ushqimet e thara zvogëlohen dhe nuk keni nevojë t’i ruani në ndonjë pajisje të veçantë apo frigorifer. Ju po ashtu kurseni ushqime të cilat pas një kohe do të kalbeshin në frigorifer. Por jo më: tash e keni mundësinë t’i ktheni në ushqime të thata të shijshme, falë aparatit Joy!