Aksesorë për shtrydhjen e domateve Joy

A keni një Grirëse mishi Joy? Tash mund ta shndërroni në një pajisje shumëfunksionle, duke ia shtuar setin për shtrydhjen e frutave dhe perimeve të buta. Duke i kombinuar këta aksesorë me grirësen e mishit Joy, ju mund t’i shndërroni frutat & perimet në lëngje të freskëta, ushqim bebesh, xhem të ëmbël apo salca të shijshme.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Më shumë
-
A keni një Grirëse mishi Joy? Tash mund ta shndërroni në një pajisje shumëfunksionle, duke ia shtuar setin për shtrydhjen e frutave dhe perimeve të buta. Duke i kombinuar këta aksesorë me grirësen e mishit Joy, ju mund t’i shndërroni frutat & perimet në lëngje të freskëta, ushqim bebesh, xhem të ëmbël apo salca të shijshme.
Më shumë - Përshkrimi
-
Për fruta dhe perime të buta
I dizajnuar posaçërisht për Grirësen e mishit Joy, ky set me aksesorë praktikë ju ndihmon që lehtë dhe shpejt ta ndani lëngun nga tuli i domates apo frutave dhe perimeve tjera. Ju lutem keni parasysh që ky set funksionon nëse kombionhet me këtë pajisje: Grirëse mishi Joy.
Lëngje të freskëta, ashtu si ju pëlqen juve
Shijoni lëng të freskët portokalli për mëngjes apo lëng manaferrash për një pasdite freskuese. Të githa këto dhe shumë më tepër, tash mund t’i përgatisni të shëndetshme, nga rehatia e shtëpisë suaj.
Salca, supa dhe ushqim për bebe
Pasi të keni shtrydhur lëngun nga perimet apo frutat e buta, ju mbetet tuli i tyre, i pasur me vitamina dhe fibra. Përdorni domatet për të përgatitur salcë ose keqap shtëpie, apo perime të ndryshme (të buta) për të përgatitur masa për supë të shëndetshme për familjen tuaj. Po ashtu, mund të përgatisni ushqim bebesh.
Marmelatë, reçel dhe ëmbëlsira të tjera
Nga pjesa e butë e frutave mund të përgatisni masa për marmelatë apo reçel të shijshëm. Po ashtu, mund t’i shtrydhni frutat e butë për t’i shtuar më shumë shije mafinëve, kekut, biskotave apo ndonjë ëmbëlsire tjetër.
Një set i çmuar për Grirësen e mishit Joy
Aksesorët janë punuar nga plastika e fortë dhe lehtë e pastrueshme, me një rrjetë prej çeliku inox që me kujdes ndan tulin e frutave / perimeve nga lëngu. Ky set e bën më shumë funksional pajisjen për grirjen e mishit – kjo do të thotë se nuk keni nevojë të blini disa pajisje, por me të mund të përgatisni ushqime të ndryshme.
Grirësen e mishit Joy mund ta shihni duke klikuar këtu.