Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Tortë role me gjalpë kikiriku

Koha e pregatitjes : 20 minuta ose më pak
Koha totale : 20 minuta ose më pak
Përbërësit:
  • 4 vezë
  • 1/4 gotë miell
  • 1/4 gotë kakao
  • një lugë çaji pluhur për pjekje
  • 1/4 lugë çaji kripë
  • 3/4 gota sheqer
  • 6 lugë gjelle vaj 
  • një lugë sheqer vanilje

Përbërësit për kremin:

  • 220 gr gjizë
  • 12 lugë gjalpë
  • 3/4 gota gjalpë kikiriku
  • një lugë gjelle sheqer vanilje
  • 3 gota sheqer pluhur
Pergaditje:
  • Furrën e nxehim në 175 gradë Celsius. Marrim një tepsi 38×25 cm, e mbulojmë me letër për pjekje. 
  • Në një enë të madhe rrahim vezët me mikser 5 minuta. Bashkojmë miellin, kakaon, pluhurin për pjekje dhe kripën. Ngadalë sheqerin e hedhim te vezët duke e rrahur me mikser edhe 2 minuta të tjera. Pastaj vajin e vaniljen i përziejmë deri sa të bashkohen mirë përbërësit. 
  • Krejt në fund, ia hedhim përzierjen me miell dhe e përziejmë masën me tel kuzhine. E hedhim brumin në tepsi, e rrafshojmë mirë dhe e vendosim në furrë të pjekët për 12-15 minuta. Pastaj e largojmë nga furra dhe e lëmë të ftohet.

Përgatitja e kremit:

Hedhim në një enë të thellë gjalpin, sheqerin vanilje, gjalpin nga kikiriku dhe sheqerin pluhur, i rrahim me mikser për 1-2 minuta. Largojmë nga kremi 1-2 gota krem për dekorimin e ëmbëlsirës. Vendosim petën e pandispanjës në një leckë kuzhine të lagur, pastaj e lyejmë me kremin e mbetur dhe me kujdes fillojmë të bëjmë role. Pasi ta bëjmë role, e mbështjellim me folie plastike dhe e vendosim në frigorifer 20-30 minuta.

Të servohet e ftohet ëmbëlsira duke e dekoruar me kremin e mbetur që e kemi lënë anash për dekor.

Author : Delimano Kosove