Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Pallaqinka të shijshme

Koha e pregatitjes : 20 minuta ose më pak
Koha totale : 20 minuta ose më pak
Përbërësit:
  • 5 vezë
  • 0.5L qumësht
  • pak kripë
  • sheqer vanilije
  • vaj
  • 400gr miell
Pergaditje:

UDHËZIMET

1. Së pari tunden vezët pastaj shtohen: qumështi, vaji, kripa, sheqeri i vaniles e mielli dhe tunden të gjitha.

2. Tigani për pallaqinka, pasi ngrohet më parë, lyhet me pak vaj.

3. Pastaj, e rrotullojmë tiganin delimano për të marrë brumin aq sa të krijohet nje pete e holle me trashe si prej 1mm.

4. Pallaqinkat piqen ne te dyja anet.

5. Keshtu vazhdon derisa te harxhohet i tere brumi.

6.PALLAQINKAT MUND TE LYHEN SIPAS ZGJEDHJES:

me mermelat, me mjalte, me djathe etj. I mbeshtjellim ne forme roleje dhe i vendosim ne pjate

Author : K.Z