Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Feta me krem qumështi (Kinder fetta al latte)

Koha e pregatitjes : 20 minuta ose më pak
Koha totale : 20 minuta ose më pak
Përbërësit:
Per 10 feta me krem qumeshti Per pjesen e jashtme (pandispanjen) 60gr gjalp ne temperature ambjenti 60gr sheqer pluhur 60gr miell 60gr te bardha vezesh 3 luge te vogla kakao Per kremin 170gr qumesht te kondesuar (te tipit panda) 110gr gjalp te nje cilesie shume te mire ne temperature ambjenti ose 250gr pana per embelsira 2 luge mjalte
Pergaditje:
Feta me krem qumështi (Kinder fetta al latte) Cilit prej nesh nuk i ka ndodhur te gjendet perpara nje banaku frigoriferi ne supermarket dhe te mos ti kete vajtur syri tek te gjitha produktet e markes Kinder te cilat jane njera me e mire se tjetra? Epo, harrojini! Provoni te pregatisni receten e meposhtme dhe do ti thoni lamtumire njehere e pergjithmone ketyre produkteve te gatshme . Pregatisim si fillim kremin duke rrahur me ndihmen e nje mikseri elektrik gjalpin ne temperature ambjenti per rreth 5 minuta derisa te perftojme nje perberje shume kremoze. Shtojme qumeshtin e kondesuar dhe vazhdojme rrahjen edhe per pak minuta derisa te dy perberesit te bashkohen me njeri tjetrin. E vendosim kremin ne frigorifer per rreth gjysme ore dhe vazhdojme me pregatitjen e pjeses se jashtme. Nese duam te pregatisim kremin e dyte me pana dhe mjalte, kete do ta bejme pasi te jete pjekur pjesa e jashtme (pandipanja). Per kete, thjesht rrahim ne nje tas te cilin e kemi vendosur ne akull panen nga frigoriferi derisa te perftojme nje krem kompakt dhe qe nuk bie nga ena, i shtojme mjaltin dhe vazhdojme rrahjen edhe per pak minuta te tjera. Ne nje ene te madhe, perziejme shume mire me ndihmen e nje luge gjalpin me sheqerin. Shtojme te bardhen e vezes dhe e perziejme derisa perberja ta kete thithur plotesisht. Shtojme pak nga pak miellin dhe kakaon te situra dhe e perziejme me ndihmen e nje teli vezesh derisa masa te rezultoje homogjene dhe pa kokerriza. Ne nje tave drejtkendore shtrojme nje leter furre mbi te cilen vizatojme nje drejtkendesh me permasa rreth 15 me 25cm. Kjo do te na ndihmoje qe te dyja pjeset e pandispanjes te jene te barabarta. Hedhim ne qendren e drejtkendeshit gjysmen e brumit te perftuar me siper, dhe e shperndajme ne menyre sa me uniforme me ndihmen e nje spatule kuzhine ose luge. E pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 4-5 minuta, e heqim nga furra dhe e kthejme menjehere mbi nje leter tjeter kuzhine te paster. Ne te njejten menyre veprojme edhe me pjesen tjeter te brumit. Nxjerrim kremin nga frigoriferi dhe e hapim mbi njeren pjese te pandispanjes duke lene disa cm nga anet e saj. Siper vendosim pandispanjen tjeter dhe ushtrojme pak presion me gishta derisa kremi te dale nga anet e pandispanjes (kete procedure mund ta bejme edhe me ndihmen e nje okllaie me shume delikatese). Pastrojme anet, dhe e vendosim embelsiren ne frigorifer per te pakten 1 ore. Me pas, e nxjerrim nga frigoriferi dhe presim me ndihmen e nje thike shume te mprehte anet e embelsires duke formuar nje drejtkendesh perfekt. E ndajme ne 10 pjese te barabarta te cilat i ruajme ne frigorifer deri ne momentin e konsumit

Author : K.Z