Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Pyetje të përgjithshme

Pyetje të përgjithshme

Q: Si t'ju kontaktoj?

  • E-mail: Ekipi ynë është i gatshëm t'ju ndihmojë me pyetjet dhe shqetësimet tuaja. Ne i'u përgjigjemi mesazheve të dërguara me email sipas radhës dhe përpiqemi të ju përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur. Kontakto ekipin e Delimanos.

    Ne mund t'ju japim përgjigjet më të shpejta dhe më të dobishme për produktet, brendin, shtypin dhe pyetjet e tjera të shpeshta përmes email.
  • Telefon: Ju mund të na telefononi dhe ne do t'ju ndihmojmë me të gjitha pyetjet dhe shqetësimet tuaja. Mos hezitoni të na telefononi në numrin 038 244 644 91 (hapur E hëne-E dielë 9:00 - 20:00).

    Ne mund t'ju japim përgjigjet më të shpejta dhe më të dobishme në lidhje me porosinë, postën dhe statusin e porosisë nëpërmjet telefonit.

Q: A ka ndonjë përfitim nëse hapi një llogari tek ju?

Ne besojmë se ka. Shumë!

  • Ju nuk keni nevojë të plotësoni asnjë nga fushat kur jeni duke blerë nga ne përsëri - blerja është më e shpejtë dhe me të vërtetë e lehtë.
  • Ju mund të filloni të mbledhni listën tuaj të dëshirave dhe të vendosni lehtësisht produkte interesante në listën tuaj personale.
  • Ju mund të shihni abonimet tuaja të postës elektronike dhe t'i anuloni lehtësisht.
  • Ju lehtë mund të gjurmoni historinë tuaj të porosive.
  • Ju mund të shihni kuponët tuaj dhe vlerën e tyre në çdo kohë.
  • Ju do të njoftoheni paraprakisht për veprimet e ardhshme.

Q: Si mund ta di nëse është e sigurt të blej tek ju?

Ne ju garantojmë gjatë çdo hapi të blerjes suaj që blerja tek ne është 100% e sigurtë. Ne gjithashtu respektojmë privatësinë tuaj dhe jemi plotësisht të përkushtuar për ta mbrojtur atë.

Ju lutem lexoni Politikën e Ruajtjes së Fshehtësisë për të mësuar më shumë.

Q: Si të shkruaj një vlerësim në njërin nga produktet?

Ju mund të shkruani një vlerësim në ndonjë produkt mjaft lehtë. Thjesht shkoni në fund të produktit dhe klikoni në butonin "Shkruani një vlerësim" për të shkruar komentin dhe vlerësimin tuaj për atë produkt.

  • Në produktin e zgjedhur nga ju, në krye të faqes, afër yjeve, ju mund të shihni "XX komente/vlerësime"; klikoni aty dhe ju do të drejtoheni poshtë faqes tek hapësira e komenteve.
  • Pasi të dërgoni komentin tuaj, do të duhet deri në 48 orë për t'u shfaqur në uebfaqe.

Ju lutem vini re se ju mund të lini komente vetëm nëse jeni të kyçur. Nëse nuk keni ende llogari, klikoni këtu për t'a krijuar.

Ju lutem lexoni Kushtet e Përdorimim për të mësuar më shumë rreth kushteve ligjore dhe kushteve në lidhje me shkruarjen e vlerësimeve të produkteve.

Q: Si mund të pëlqej faqen tuaj të Facebook?

Ju mund të pëlqeni faqen tonë në Facebook duke klikuar këtu. Faleminderit!

Q: Si mund të regjistrohem në listën tuaj të postës elektronike?

Ju mund të regjistroheni në listën tonë të e-mailit duke klikuar këtu. Faleminderit!

Q: Si mund të ç'regjistrohem nga lista juaj e postës elektronike?

Nëse nuk dëshironi të merrni më mesazhe nga ne (oferta, artikuj etj.), Ju lutemi hyni në llogarinë tuaj dhe klikoni në kategorinë e Abonimeve ku mund të menaxhoni lehtë abonimet tuaja.

Por ju lutem rishqyrtojeni, pasi ne nuk mund t'ju kthejmë në listë sapo të vendosni të mos pranoni më mesazhet tona.

Q: Si mund ta përdor kuponin që kam pranuar?

Përdorimi i kuponave është i lehtë.

  1. Kur ju futni produktet tuaja në shportë porosinë tuaj ju mund të shihni vendin e kuponit tuaj në hapin e parë të blerjes tuaj.
  2. Futni kodin e kuponit në fushën e treguar dhe klikoni butonin e gjelbër "Aktivizo kuponin".
  3. Zbritja apo ferta do të aplikohet automatikisht në anën e djathtë te informacionet mbi çmimin.

Produktet – mbulesa nga qeramika

P: Si duhet të veproj me enët e keramikës para se ti përdorim ato?

Para përdorimit lani tiganin me ujë të ngrohte dhe me shampon që të hiqen pluhurat që mund ti kenë rënë. Thajeni dhe mbulojeni me një pecetë të letrës sipër dhe me pak vaj për të hequr çdo papastërti.

P: Deri në çfarë temperature mund të ngrohen enët e qeramikës?

Enët e mbështjellura me qeramikë janë resistente ndaj temperaturave deri në 450 gradë celcius (450°C), pra deri në këto temperature nuk digjet (gjithsesi, nuk duhet të vihet në nxehtësi kur është e zbrazët). Asnjëherë mos I lini tenxheret tuaja në zjarr ndërsa nuk jeni afër.

Sigurohuni që pllaka e shporetit elektrik të ketë madhësi sa tenxherja/tigani juaj dhe të mos ketë disproporcion në sipërfaqet e tyre.

P: çfarë vaji duhet të përdorë në enët e mbështjellura me qeramikë?

Ne ju rekomantojmë të përdoret vaji ose buteri. Përdorni vaj dhe yndyrëra që kanë pike të lartë djegjeje, siç janë vaji I ullirit I rafinuar, vaj kikiriku, vaj misri dhe buter.

P: çfarë lloje të enëve për përzierje duhet të për dorë në enët e qeramikës?

Plastikë, gomë ose enët e drurit janë të rekomanduara për të mundësuar jetë gjatësi për enët tuaja. Asnjëherë mos përdorni enë metali për ërzierje në asnjë sipërfaqe që është kundër ngjitjes. Mos preni ushqime mbi enë.

P: Si mund ti laj enët e qeramikës?

Leni enën tuaj të ftohet dhe pastaj pastrojeni lehtësisht pas çdo përdorimi.

Enët e qeramikës lahen lehtësisht me dorë pa përdorimin e sfungjerëve të forte, pa përdorimin e e kemikaleve agresive; nëse I lani enët në makinë të larjes atëherë përdorni materiale për pastrim që nuk janë agresive që të mos ja humbni veçoritë e tyre që nuk ngjisin, që mund të ju shkaktohet nga agresiviteti I detergjentëve.

Nëse digjen, disa produkte sic janë qoftet me mish të grirë, virshllet etj. Këto ushqime mund të lënë disa njolla të lehta mbi enë. Për të hequr ato, leni produktin me ujë ngrohtë dhe detergjent të qëndroj për disa minuta, dha pastaj pastrojeni dhe thajeni me një sfungjer të butë. Në rast se shenjat mbeten akoma, ziejni pak uthull të bardhë në enën e qeramikës dhe pastrojeni atë.Këto shenja nuk e ndryshojnë performance e produktit.

P: Si duhet ti ruaj dhe ti vendos në kuzhinë enët e qeramikës?

Për të siguruar jetë gjatësi në përdorimin e tyre, kujdesuni për to vazhdimisht, siguriohuni që të mos I gërvishni ato. Mbrojtja perfekte nga gërvishtjet është Delimano Daisy pan-pad mbrojtëse e bërë nga pëlhura që mbron enët nga gërvishtjet.

Gjithmonë vendosni enët tuaj në vendet e tyre me kujdes, mos lejoni që enë të tjera metali të vihen mbi to, sidomos enë që kanë tehe metali.

Shenjat e lehta në sipërfaqe dhe humbja e ngjyrës me kalimin e kohës janë normale por nuk dëmtojnë performance.

P: A janë enët e qeramikës të pa dëmshme për ambientin?

CERAMICA® është një shtresë e veçantë e bazuar në nanoteknologji që krijon një shtresë të dendur dhe kompakte, që është gjithmonë e lëmueshme dhe pa pore. CERAMICA® është një alternativë pa PTFE e bazuar në teknologjinë sol-gel (që do të thotë se veshja e qeramikës është mbuluar me llak dhe pa përdorur asnjë ngjitësi) me vetitë e "Easy to Clean" .

Ndryshe nga shumica e enëve që kanë mbulesë jo-ngjitëse, qeramika është organike, nuk përmban PFOA, dhe procesi I prodhimit është I padëmshëm për ambientin, për shkak të vlerave të ulëta të lirimit të CO2.

Duke qenë nga materiali natyral dhe organic, qeramika ka më pak efekt në ambient, gjithashtu duke pasur një system perfekt për shpërndarjen e nxehtësisë në gjithë hapësirën e enës, mundëson pregaditje të ushqimeve të shëndetshme.

Reklamacionet

P: Produktet e mia Delimano janë dëmtuar, çka tani?

Nëse produkti juaj është akoma në periudhën e garancionet (ju ken marruar garancionin e produktit së bashku me produktin tuaj), ju lutem dërgojeni produktin tuaj së bashku me garancionin valid, gjithashtu dhe reklamacionin e plotësuar dhe të nënshkruar në email adresën info@delimano-ks.com

Ne do të ju kontaktojmë dhe do të ju informojmë se kur mund ta merrni produktin tuaj të rregulluar.

Ju lutem konsideroni se nuk do të ju mbulohen kostot e rregullimit të produktit pa pasur garancion valid.

P: çfarë garancioni kam për produktet e mia?

Pë t’u informuar për ganarcionet pyesni agjentët, shitësit ose na shkruani në faqet tona në rrjetet sociale ose në webfaqet tona.

Porositë

Q: A mund ta ndryshoj ose anuloj porosinë time?

Nëse dëshironi të ndryshoni ose anuloni porositë tuaja, ju lutemi na dërgoni një email dhe ne do të ndryshojmë porosinë për ju ose do ta anulojmë. Ju lutem vini re se nëse produkti tashmë është nisur nga depoja, ne nuk jemi në gjendje ta ndryshojmë porosinë; ne vetëm mund ta anulojmë atë.

Q: Cili është statusi i porosisë sime?

Ne kemi knaqësinë që t'ju ndihmojmë për të gjetur statusin e porosisë tuaj. Mënyra më e shpejtë është të na telefononi në 038 244 644 91 ose të na shkruani një email dhe ne do t'ju ndihmojmë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Q: Nuk ka sasi të produktit që kam kërkuar, çfarë të bëj tani?

Për fat të keq kemi vetëm sasi të caktuar të produkteve të caktuara dhe në këto raste nuk mund ta sjellim produktin tek ju. Sidoqoftë ne jemi me të vërtetë të lumtur t'ju ndihmojmë të gjeni zëvendësimin për produktin që ju keni kërkuar.

Natyrisht, kjo nuk vlen nëse ne sjellim më shumë sasi të produktit që ju dëshironi të porositni.

Ju do të informoheni rreth çdo ndryshimi të statusit të porosisë tuaj përmes email ose telefonit.

Shpërndarja e produkteve

Q: Sa kushton transporti i porosive?

Çmimi i dorëzimit të porosisë llogaritet në bazë të peshës totale të pakos. Shuma e saktë do të ju komunikohet përmes telefonit gjatë konfirmimit të porosisë.

Q: Për sa kohë do ta pranoj porosinë time?

Zakonisht, porosia dërgohet tek ju brenda 1-3 ditëve. Nëse nuk pranoni asnjë konfirmim nga ana jonë pas 3 ditësh, ne ju lutemi që të na shkruani në e-mail ose na telefononi në 038 244 644 91 dhe do të ju informojmë më saktësisht për vendodhjen e porosisë tuaj.

Q: A mund ta zgjedh se kur dua të pranoj porosinë time?

Ju mund të zgjidhni kur dëshironi ta pranoni porosinë tuaj në kutinë e komenteve dhe ne do të bëjmë çmos për të respektuar dëshirat tuaja.

Q: A do të duhet të pranoj personalisht porosinë time?

Porosinë tuaj mund ta pranoni ju, ose personin që ju keni autorizuar për t'a pranuar porosinë dhe nënshkruaj për ju. Pagesa bëhet nga personi që pranon produktin.

Q: Çka nëse e ndryshoj mendjen para pranimit të produktit?

Ju lutemi të na informoni nëse keni ndryshuar mendjen sa më parë që të jetë e mundur. Pastaj ne mund ta anulojmë porosinë me lehtësi pa ndonjë kosto shtesë për ju.

Q: A bëni transport jashtë vendit?

Ne nuk dorëzojmë drejtpërdrejt jashtë vendit, por në rast se ju interesoheni ne ju lutemi të na kontaktoni me email dhe ne do të trajtojmë rastin tuaj.

Kthimet

Q: Une dua t'i kthej produktet e blera, si duhet të veproj?

Për të kthyer produktin së pari na kontaktoni në nr 038 244 644 91 dhe konsultohuni me agjentet tanë rreth arsyes për kthim.

Produktet të cilat nuk kanë garancion kanë mundësi kthimi prej 3-5 ditë, ndërsa produktet të cilat kanë garancion valid shqyrtohen për servisim ose ndrrim.

Nëse e sjellni produktin në njërën nga dyqanet tona me qëllim ndrrimi, patjetër duhet të keni faturen me vete.

Q: Sa gjatë duhet të pres për të marrë rimbursim nëse e kthej produktin?

Kthimet në dyqan bëhen po në atë ditë dhe aty pë aty bëhet rimbursimi

Kthimet përmes postës mund të zgjasin 1-2 ditë nga koha kur bëhet porosia

Q: Cilat janë tarifat postare për kthiminin e një produkti?

Nëse kthimi bëhet përmes postës, tarifat dallojnë nga pesha e produktit. Për informata shtesë ju lutemi na kontaktoni në nr 038 244 644 91

Informata mbi pagesën

Q: Çfarë formash të pagesave pranoni?

Për momentin ne pranojmë këto forma të pagesave:

  • Para të gatshme pas dorëzimit të porosisë
  • Pagesa me këste (llojet e kësteve janë të cekura për çdo produkt veçanërisht)
  • Pagesa me kartela bankare në derë të shtëpisë tuaj.

Q: A pranoni kartela të bankave jashtë vendit?

Ne pranojmë pagesa me kartela bankare në derë të shtëpisë tuaj.

Pagesat online me kartela bankare ende nuk janë të mundura, por ofrojmë edhe mundësi tjera pagesash (para pas dorëzimit apo me këste)...

Q: Si funksionon pagesa pas dorëzimit?

Pagesa pas dorëzimit të porosisë është mënyra më e sigurt dhe më e lehtë e pagesës. Ju vetëm rezervoni shumën totale të porosisë në para të gatshme të cilat ua ka konfirmuar agjenti përmes telefonit, dhe i jepni postierit pas pranimit të produktit.

Q: A është i sigurtë përdorimi i kartelave bankare në webfaqen tuaj?

Për momentin nuk ofrojmë pagesa me kartelë bankare përmes webfaqes.

Më shumë rreth sigurisë ju mund të lexoni duke klikuar këtu.

Teknologjia

Q: Çka janë "cookies"? A duhet ti lejoj ato në shfletuesin tim?

Një "cookie" është një sasi e vogël e të dhënave që dërgohen në shfletuesin tuaj nga një faqe interneti dhe ruhet në hard diskun e kompjuterit tuaj. Nëse preferencat e shfletuesit tuaj e lejojnë atë (shumica e shfletuesve janë të instaluar me "cookies" të aktivizuara), çdo faqe interneti mund të dërgojë cookie-t e saj në shfletuesin tënd. Për të mbrojtur privatësinë tuaj, "cookies" nuk ruajnë të dhënat personale, por përdorin identifikues unik anonim. Çdo web faqe mund të ketë qasje vetëm në "cookies" që ajo faqe ka dërguar në hard drive tuaj, dhe jo "cookies" të dërguara nga faqet e tjera të internetit.

Nëse ju i jepni të tjerëve kompjuterin tuaj për përdorim dhe ju nuk dëshironi ata të kenë qasje në informatat mbi llogarinë tuaj, sigurohuni që jeni ç'kyçur nga webfaqja para se të dilni nga kompjuteri juaj. Ju mund të ç'kyçeni duke klikuar në butonin "Ç'kyçu" në krye të faqes.

Për më shumë informata rreth përdorimit të "cookies", lexoni Politikat e Ruajtjes së Fshehtësisë.

Q: Kur dua të bëj një porosi, më shfaqet një mesazh që deklaron se ka ndodhur një gabim. Çfarë shkoi keq dhe çfarë të bëj?

Ju lutemi sigurohuni që të keni futur të gjitha të dhënat e nevojshme për të bërë porosinë. Të dhënat që mungojnë do të rrethekohen me rreth të kuq.

Nëse gjithçka është në rregull dhe ju ende nuk mund ta bëni porosinë tuaj, ne ju kërkojmë të mbyllni faqen dhe provoni përsëri duke hapur dritare të re të shfletuesit. Nëse ende nuk funksionon, ju lutem na dërgoni email dhe ne do ta zgjedhim problemin për ju.

Informatat tuaja

Q: E kam ndërruar e-mail adresën, si mund të përditësoj të dhënat e mia?

Ju jeni të mirëpritur ta ndërroni e-mail adresën tuaj çdo kohë duke klikuar në kategorinë e Abonimeve.

Q: Si mund ta ndërroj fjalëkalimin e llogarisë time?

Ju mund ta ndërroni fjalëkalimin tuaj pasi të kyçeni në llogarinë tuaj dhe klikoni në kategorinë "Informata mbi llogarinë".

Q: Si mund ta mbyll llogarinë, nëse nuk dua ta përdor më?

Nëse dëshironi të fshini llogarinë tuaj dhe të gjitha informacionet tjera në të, ju lutem na shkruani e-mail në info@delimano-ks.com dhe ne do ta fshijmë atë për ju. Por keni kujdes sepse të gjitha informacionet e fshira nuk mund të kthehen pasi të fshihen nga sistemi.